Xhamia në Fitja, në afërsi të Stokholmit, ka marrë dritë të gjelbër që të fillojë me lutje përmes altoparlantit të vendosur në minare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu.
Kjo është hera e parë një xhamie në Suedi t'i lejohet të praktikojë lutje përmes altoparlantit, kështu që ky rast mund të jetë prejudikim për mbarë Suedinë.
Shumica e deputetëve në Këshill për ndërtim shoqëror në komunën Botshirka, ku ndodhet xhamia, këtyre ditëve e shfuqizoi dispozitën e projektuar në planin urbanistik të miratuar para ndërtimit të xhamisë në vitin 1994 se nuk guxojnë të praktikohen kurrfarë lutje me altoparlantë në minare.
Sipas Shoqatës islamike në Botshirka, bëhet fjalë për thirrje të shkurtëra nga minarja, para lutjes së të premtes, e jo pesë herë në ditë, siç është e zakonshme në vendet myslimane, shkruan gazeta suedeze "Dagen".
Në Këshillin suedez mysliman nuk besojnë se kjo leje për xhaminë në Fitja mund të shkaktojë përmbytje të lutjeve nga ana e xhamive tjera në Suedi./BS/kohaislame