Ndihmat e xhematit të Kosovës arritën te refugjatët sirian në Turqi
Më 2 tetor 2012, në Antakia të Turqisë, Kryetari i Shoqatës Humanitare "Bereqeti", që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Fitim ef. Flugaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të BI në Prizren, Lutfi ef. Ballëk, ua dorëzuan çekun e ndihmave të mbledhura nga xhematlinjtë e Kosovës në vlerë prej 55 mijë eurove, zyrtarëve dhe përgjegjësve të kampeve të refugjatëve dhe të shpërngulurve me dhunë nga lufta në Siri, që janë të vendosur në Turqi.
Gjatë qëndrimit në Antakia zyrtarët e BIK-së patën një sërë takimesh me autoritetet më të larta të krahinës së Hatajit (Hatay), nga të cilit u njohën me gjendjen e krijuar në këtë zonë kufitare me Sirinë.
Përfaqësuesit e BIK-së po ashtu vizituan edhe kampin e refugjatëve, ku bashkëbiseduan me refugjatë nga Siria dhe u njohën me gjendjen e tyre.
Vizitën e përfaqësuesve të BIK-së e përcolli edhe ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës./bislame/