Për dy muaj, djali më I vogël I kësaj shtëpie Fitimi mbuloi me dhe njëriun që e lindi Babain e Tij Ibrahim Sulejmanin dhe gjyshin që e rriti Rufat Sulejmani. Vujtjet dhe hallet e këtij populli nuk kanë të ndalur ashtu siç nuk kanë fund as lotët e Fitimit, djalit te Ibrahim Sulejmanit, dhe anëtarit më të ri të Tifozerisë “Ballistët”.
Ai është nëntëvjeçar dhe sot nuk ishte nisur për në stadiumin e qytetit ku çdo fundjavë ndjek ndeshjet e ekipit të tij të zemrës Shkëndija.
Por ai sot ishte në varrezat e qytetit i stërmbushur me lot në sy. Fitim Sulejmani, sot merrte pjesë në varrimin e prindit të tij Ibrahim Sulejmani i cili thonë se ka “vdekur” në burgun e Shtipit. Pak kush i beson këtij rrëfimi, ndoshta edhe ata vetë që e thanë nuk e besojnë këtë trillim të pakuptimtë.
Misteri i vdekjes së tij edhe për shumë kohë do të trazojë të gjithë opinionin brenda dhe jashtë vendit, sepse dyshimet janë të mëdha, sepse njeriu pritej që të lirohej, kurse në anën tjetër vdes. Një ish ushtarë vështirë se del I gjallë nga Burgjet e Shtetit. Këtë fat pati edhe Mimi.
Fitimi, ishte vetëm dy muaj kur i ati i tij u prangos padrejtësisht dhe me vite të tëra nuk e kishte parë. Ai u rit nën përkujdesjen e së emës së tij Nezafetes, gjyshit Rufatit dhe familjes Sulejmani, por asnjehër nuk ndjeu ngrohtësinë atërore.
Ai sot më shumë se gjithkush tjetër ndjeu se padrejtësisht u nda nga babai i tij. Ishte ndarrje që mallëngjeu të gjithë në ditën e varrimit kur ai ndahej përgjithmonë fizikisht nga i ati i tij Ibrahim Sulejmani.
Pak kush kishte menduar se Fitimi rritej jetim edhe atë shumë afër nesh, në një paralagje tetovare, në Drenovec. Pak kush kishte menduar se prindi i tij mbahet në mënyrë të padrejtë në burg. Por, e gjithë kjo fatkeqësi, nuk mer fund këtu.
Kur të gjithë prisnim që Mimi të lirohej, më së shumti familja e tij, pas shumë pretmimeve ndodhi e kundërta, Mimi u gjet i “vdekur”.
Që e tërë kjo e zezë që i bëhej kësaj familje të jetë më fatale, pak para disa muajve, ndërroi jetë gjyshi i kësaj shtëpie, Rufat Sulejmani.
Njëriu i cili që nga viti 2002, nuk ishte ndalur duke ecur dhe kërkuar që djali i tij të lirohej.
Nga dita e arrestimit ai nuk kishte qetësi shpirtërore sepse djali I tretej në burg. Nga ajo ditë kjo shtëpi nuk kishte parë gëzim tjetër, përveç lindjes së djalit Fitimit.
Ditët më të vështira i kishte kur Mimi ishte arrestuar, kurse ai nuk dinte asgjë. Një kohë të gjatë askush nuk kishte asnjë lajm për vend ndodhjen e tij.
Një kohë të gjatë ai bredhi andej-këndej, për të gjetur “drejtësinë” por ai kërkonte më kot, sepse dejtësia ishte varrosur që moti në këtë shtet. Ishte njejtë sikur të kërkosh një pikë ujë në mes të detit të trazuar.
Megjithatë, ai kurrë nuk ishte ndalur, edhe përkundër shëndetit të tij të dobët.Këmbët e tij shkelën shumë zyra dhe shumë institucione por kurrë nuk arriti në qëllimin e tij final që të shihte të lirë Ibrahimin.
Një shpresë ishte ngjallur në këtë fillim vit, kur u pranua që intepretimi autentik I ligjit të amnistisë, por lirimi I tij u vështirësua dhe kështu, baca Rufat nuk arriti që të mbijetonte këtë katraurë që përjetonte.
Ai ndërroi jetë para dy muajve duke mos arritur që të shihte të lirë djalin e tij. Për ironi të fatit në varrimin e bacës Rufat Mimit nuk i`u lejua të merrte pjesë.Për dy muaj, djali më I vogël I kësaj shtëpie Fitimi mbuloi me dhe njëriun që e lindi Babain e Tij Ibrahim Sulejmanin dhe gjyshin që e rriti Rufat Sulejmani. Vuajtjet dhe hallet e këtij populli nuk kanë të ndalur ashtu siç nuk kanë fund as lotët e Fitimit, djalit te Ibrahim Sulejmanit, dhe anëtarit më të ri të Tifozerisë “Ballistët”./tv koha/