Protagonist i dasmës është ambasadori i Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë, Andreas Nothelle
Nothelle është krishterë dhe është dashuruar me një vajzë muslimane nga Libia, e cila queht Salem.
Edhe ajo ishte pjesë e delegacionit të OSBE-së që qëndroi këto ditë në Tiranë për sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri.
Pas lidhjes së tyre pes vjeçare, Nothelle dhe Salem, vendosën të martohen në Shqipëri. Ceremonia e martesës është zhvilluar sipas rregullave islame.
Ajo është kryer në xhaminë Et’hem Bej në Tiranë, pasditen e së shtunës.
Në xhaminë kryesore të Tiranës morrën pjesë, kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Mësohet se vendimin që martesa, sipas regullave islame, të bëhet pikërisht në Shqipëri, çifti e ka marrë që në Vjenë.
Ata, mesa duket, kanë përfituar nga rasti që ishin pjesë e delegacionit që merrte pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të OSBE që zhvillohej në Tiranë dhe, një rrugë e dy punë, të shtunën pasdite pas mbylljes së sesionit, kanë bërë martesën.
Vendimi që martesë e tyre të bëhet në Tiranë vjen pas impresionimit të tyre nga harmonia fetare në Shqipëri.