Çka ndodh kur jemi në gjumë?
"Çdo natë shpirti ynë del nga trupi, dhe çdo natë Engjëlli i vdekjes pyet Allahun
"O Allah çka të bëjë me këtë (shpirtin e njeriut)?"
A dëshiron që të ia kthej atij përsëri? Apo ta mbajmë Ruh-in (shpirtin e tij)?
Dhe çdo natë Allahu i jep leje Engjëllit të vdekjes që të na lejojë të jetojmë edhe një ditë tjetër."
Ndërsa ka prej atyre që nuk i lejohet t’i kthehet shpirti!
Pra, a mos te jemi falënderues?
Pra, a nuk ke frike që shkon për të fjetur pa e falë namazin?
A nuk frikësohesh se ka mundësi që nesër te mos zgjohesh?
Dhe me çfarë fytyre do t'i dalësh Zotit tënd?
Me çfarë arsye? Pse nuk u fale?
Kur do të të pyet Allahu: a t'i dhashë 24h a nuk pate kohë 1h për mua?
Dhe mos thuaj se unë e dua Zotin! Se Allahu tregon në ketë ajet se kush e do Atë: "Thuaju (o Muhamed): "Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë ...Ali Imran 31.
A nuk ke mundësi të fillosh të falesh?
Dhe ta përkujtojmë atë ditë në ditën e gjykimit kur Allahu do të thotë: “... prej sot aty do te mbeteni përgjithmonë"
Dhe mendo se ne cilin grup do të jesh, në grupin e atyre që do të gëzohen sepse do të mbesin përgjithmonë në (Xhenet), apo në grupin e atyre që do t'i lëshojnë këmbët kur të kuptojnë se do të mbesin aty përgjithmonë (Xhehnem)?
Vetëm ta mendosh fjalën “përgjithmonë” të bën të qash!
Përgjithmonë vëlla dhe motër d.m.th që kurrë nuk do të dalësh nga aty! Ejjj kurrë!!!!
Në atë vend aç të thellë e të ngushtë, po të të fusin në këtë botë në një gropë të thellë e të errët njeriu do të çmendej në atë gjendje!
E çka për xhehenemin në të cilin zjarri është 70 herë më i nxehtë se zjarri i kësaj bote.
Dhe a ia vlen që të hysh ti në atë vend përgjithmonë!!!? Natyrisht që jo.
Allahu thotë : "Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!". Neml 46.
Merë vendim vëlla dhe motër, fillo të ndryshosh prej sot, kërko falje tash sa je gjallë, dhe mos harro se Allahu falë shumë, Ai për ty thotë:
"O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa prej qiellit deri te toka, dhe kërkon falje, Unë do të fali"
"Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dheMëshirëploti". Zumer 53
Mendo, Vepro, Reflekto!