Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Akoma në Gjumë | |
Pasi mbajta një bisedë përpara një autori të madh,prita të dëgjoj pyetjet e njerëzve dhe çfarë kisha ndikuar tek ata.Mendova se pyetjet do të ishin rreth konfliktit të Gjirit Persik,sepse edhe fjala ime ishte për njërin prej qyteteve të Gjirit;për situatën tepër të dhimbshme të saj dhe ndikimet që la pas, të cilat tejkaluan vendet pjesëmarrëse, duke u shpërndarë në të gjithë popullatën islame kudo në çdo vend.
Por pyetja që më befasoi ishte në një drejtim tjetër dhe numri i atyre që pyetën ishte i madh, saqë ishte e pamundur t`i anashkaloja.
Njerëzit më pyetën: "A e dinë shpirtërat se si jemi ne? Dhe, të vdekurit tanë prej të afërmve dhe miqve a na i shikojnë punët tona dhe a kërkojnë falje për gjynahet tona?...."
U vonova në përgjigje duke urryer pyetjen dhe pyetsit.Njerëzit janë të zënë me çfarë ka pas materies dhe jo me vetë materien; janë të zënë me botën e padukshme dhe jo me botën e dukshme.Sikur ata të kenë përfunduar ështjet e prekshme dhe tani nuk u ka mbetur gjë tjetër,përveçse të merren me çështje të tjera....!!
Duke u rënë tërthorazi atyre thashë: "Në qoftë se juve ju preukupon kërkimi i faljes për gjunahet, atëherë melekët, siç thotë Kurani,kërkojn falje për ju: "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde."(Gafir:7) Madje,puna është edhe më e madhe se kaq,sepse "krijesat më të larta-meleul eala" i vështrojnë banorët e pafat të këtij planeti që bëjnë gjynahe dhe shpresojnë te Mëshiruesi që ata t`i falë: "Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë."(Shura,5)
Pyetsit thanë: "Këtë e dimë dhe nuk të pyesim për të.Ne po ju pyesim për Pejgamberin tonë,njerëzit e mirë të këtij umeti,për familjarët dhe të afërmit tanë të mirë.A janë ata të gjallë dhe a e dinë gjendjen tonë? A interesohen për punët tona dhe a bëjnë lutje për ne?"
Përsëri u zura ngushtë me këtë pyetje të urryer dhe u thashë se ata janë të gjallë, për këtë nuk ka aspak dyshim! Por, ata janë të gjallë te Zoti i tyre, ndërsa a janë ata që interesohen dhe shqetësohen për punët tona ,çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi lënë pa bërë "Çdo njeri është peng i asaj që ka punuar"(Tur,3)
Njerëzit në dynja nuk e dinin të fshehtën (gajbin), as që do ta dinë pas vdekjes së tyre dhe nuk do ta dinë përfundimin e njerëzve të tjerë,përveçse kur ata do të kalojnë pranë tyre në botën tjetër.Prandaj është më mirë për ju,o popullatë muslimane, të rregulloni veten, t`u përvisheni punëve tuaja dhe të drejtoheni nga kënaqësia e Zotit, në vend që të merreni me këtë çështje, e cila nuk ju intereson.
Në këtë moment, u ngrit një fetar,shejh me bindje të fortë në vetene tij, duke thënë: "Bile, shpirtërat e dinë se në çfar gjendje jemi dhe na vështrojn neve; dhe i pari prej këtyre shpirtrave është i Dërguari më i amdh, i cili ka thënë: 'Jeta ime është më e mirë për ju dhe vdekja ime është më e mirë për ju.Punët tuaja më shfaqen mua dhe kur ju shoh ndonjë të keqe, i kërkoj Allahut falje për ju", në librin Er-Rruh -Shpirti të Ibnul Kajimit ka shumë argumente në lidhje me këtë që po them.
Edhe një herë tjetër më shikoje se si rrëshqisja në një debat shterpë të atij lloji që e urej.Por patjetër duhet të sqaroj ,prandaj i drejtohem shejhut kundërshtues: "Në hadithin e skatë ka ardhur se disa njerëz prej shokëve të të Dërguarit të Allahut , të afërm të tij,tërhiqen larg nga ai,në Ditën e Llogaris, ndërsa ai thotë:<>,i thuhet:<> " Ky tekst tregon se ai nuk e di gjendjen e njerëzve më të afërm të tij, ndërsa hadithi yt, të cilin e përmende, nuk vlen asgjë.Libri "Er-Ruh-Shpirti",i Ibnul Kajimit, po qe se do të vërtetohej se është i tij, është libër opinionesh dhe tregimesh, prej të cilit nuk ndërtohet ndonjëgjykim fetar.
Filloi zhurma, të cilën e kisha frikë, sepse fetari,shejhu dhe grupi i tij nuk e pëlqyen thënien time.Nuk më shqetësoi mospëlqimi i tyre, por ajo që më shqetësoi është fakti se njerëzit janë në një luginë dhe ne jemi në një luginë tjetër;debatojnë për çështje për të cilat nuk kanë dobi dhe as nuk kanë përgjegjësi për to,pastaj ndahemi për shkak të tyre të konfliktuar,në kohën që armiqtë e Islamit përpiqen ta zhdukin atë së bashku me umetin e tij.
Ngjarje e ndodhi të mëdha kanë kaluar për ne,të cilat duhet të na kishin zgjuar nga gjumi dhe të na e kishin prishur qetësinë e pavëmendjes.Por,siç duket,sëmundjet e vjetra akoma vazhdojnë të na shkatërrojnë e të na konfliktojnë njëri me tjetrin,duke bërë që disa njerëz të luftojnë për shkak se nuk lejohet që edhe një qime e vetme të hiqet prej mjekrës; ndërsa harrojnë dredhitë e mashtrimet që tundin e lëkundin shtetet e njerëzit.
Muhammed El Gazali Përshtati në shqip:Lavdrim Hamja Marur nga Revista Etika Nëntor 2012
Për Forumin Islamieshtedri:Ilaz Salihi | |
|