Myslimanët banues të rajonit Mindanao kanë shprehur kënaqësinë e tyre për marrëveshjen e arritur një javë më parë mes qeverisë së Filipineve dhe Frontit Çlirimtar Islamik të Morëve. Si pjesë e marrëveshjes, rajoni i ri autonom i Mindanaos do të quhet Bangsamoro dhe myslimanët atje do të kenë autoritet të gjerë. Duke festuar marrëveshjen me anë të dekorimit të rrugëve me flamuj të gjelbër, simbole të paqes, populli i Mindanaos e konsideroi marrëveshjen si hapin e parë të hedhur drejt paqes.
Myslimanët e Mindaos shpresojnë se marrëveshja e arritur do tu sjellë atyre të drejta të reja politike, ekonomike dhe sociale duke filluar nga viti 2016. Qeveria Filipinase dhe Fronti Çlirimtar Islamik Moro firmosën të hënën një pakt historik paqeje për ti dhënë fund konfliktit të tyre prej gati 4 dekadash, që mori dhjetëra mijëra jetë njerëzish.
Marrëveshja ceremoniale u nënshkrua në Pallatin Presidencial të Malakanagut në Manila, me pjesmarrjen e Presidentit Beningo Akuino III dhe liderit të Frontit Çirimtar Al Haxh Murad Ibrahim. Pjesëmarrës gjithashtu në ceremoni ishin kryeministri i Malajzisë Naxhib Razak, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkëpunimit Islamik, Ekmeledin Ihsanoglu, ashtu si edhe misione të huaja diplomatike, përfshirë Ambasadorin turk në Filipine.
Pothuajse, 120 000 njerëz janë vrarë dhe 2 milion të tjerë janë detyruar të braktisin strehët e tyre nga konflikti 40 vjeçar në Filipine. /ardhmeriaonline/