Ç'do ecje ka gjurmë, Ecja e mëkatëve është shkatërim!
"Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija
të njerëzve." [Rum,41]
Gjynahet janë si plagët që merr njeriu në trup, por si ato plagë të cilat
nëse janë të shumta, i marrin jetën njeriut. Plaga e popullit tonë nuk ka
arritur gjer atje sa t'i marrë jetën atij, por është plagë e rëndë që s'na
lej rehat asnjë moment.
Shpesh herë ne pyesim:
Përse na ndodhin këto vuajtje o Zot?!
Por harrojmë gjynahet dhe veprat tona të liga.
Nuk ka njeri të cilit i ndodhin fatkeqësi,pa vepruar gjynahe dhe punë të liga.
Gjynahet janë si plagët e rënda,të cilat mund të çojnë deri në vdekjen e
njeriut.
Sa më shumë të vazhdojmë,sikur e thellojmë akoma më shumë plagën.
Të largohesh nga gjynahet nuk do të thotë që të bëhesh njeri që nuk mund të
veprojë kurrë asnjë gjynah, por shumicën e punëve t’i kesh të mira.
Sikur të veshësh rrobat më të shtrenjta, sikur të banosh në vila dhe p
allate dhe sikur të zotërosh makinat më luksoze, i nënçmuar dhe i përbuzur
do të ndihesh gjithmonë,përderisa ke gjynahet në zemër.
Të nderuar, vëllezër dhe motëra të rrespektuara: Ibnu Abbasi thotë:
- Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin,
bëjnë që të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun.
- Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin
forcë fizike dhe të shtojnë riskun.
Tani ke mundësin, të zgjedhësh, rrugën që ta nxijnë fytyrën, apo rrugën,
që ta zbardh fytyrën.