Në një revolucion që është e lidhur gjinia mashkullore dhe me luftën nëpër rrugë Zubejda El Miki është e veçant.
Zubejda ka qenë dikur gjenerale e forcave ushtarake të regjimit, dhe tash është gruaja e parë e cila ka ikur nga forcat e regjimit, pasi është dëshmitare e ``krimëve dhe dhunës`` nga forcat qeveritare.
Zubejda rrjedh nga viset e larta të Golanit që është në kufi me Izraelin dhe i takon sektit Alevi. Ka punuar në qytetin Bilbil afër Damaskut të cilin tash shumicën e tij e ka në kontroll ushtria çlirimtare.
Ajo thotë se prej tetorit të vitit të kaluar ka planifikuar të dezertoj dhe ti bashkohet ushtrisë çlirimtare. Por nuk ka arritur nga presioni i madh i oficerave që I ka urdhëruar të bëjnë kontroll nga frika ë dezertimëve.
Kur kanë filluar të dyshojnë atëherë kanë hyrë dhe e kanë thyer derën e hyrjes tregon ajo për Xheziran. Pastaj nga fillimi i 2012 vëllaun tim e kanë larguar nga funksioni që ka pasur si menaxher shëndetësor në Kunetra.
Pasi ushtria çlirimtare e ka marrë shumicën e qytetit Bilbil në kontroll Zubejda ka ardhur në bazë të ushtrisë çlirimtare dhe u ka thënë se dëshiron të u bashkangjitet atyre në luftë kundër forcave të regjimit.
``Kur na është afruar jemi befauar dhe kemi dyshuar. Përnjëherë para jush del një grua nga Alevit dhe thotë dëshiroj të luftoj në anën tuaj, thotë Halidi koordinator i bataljonit Xhundullah që vepron në Bilbil. Atëherë kemi pyetur për të a është e dyshimtë dhe a mund ti besohet, por u vërtetua se është e pastër.
Ajo ka qenë e dyshimtë ngase i takon sektit Alevi që përket me besimin dhe fenë e diktatorit Beshar Asadit, por Halidi ka vërtetuar çështjet se ajo nuk është e dyshimtë. Mesazhi/Sh.hulaj