[justify]Margarina e Serbisë Vital E-471 përmban yndyrë më shumë se sa lejohet me standarde dhe është e nxjerr nga eshtrat e derrit
Këtë e konfirmojnë Organizata Konsumatori edhe Bashkësia Islame e Kosovës, sipas të cilëve ky produkt përmban yndyrë të derrit, prandaj edhe nuk është hallall.
Kreu i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kançaniku thotë se margarinë Vital E-471 përveç se është me origjinë derri ka edhe yndyrë të keqe, madje sipas tij, ky hulumtim është bërë në Serbi.
Kur flet për analizat, të cilat siç thotë ai janë bërë në Serbi, kjo margarinë përmban edhe yndyrë të keqe e cila ndikon keq në organizmin e atyre që e konsumojnë.
“Ka dal se gjalpi Vital në konkurrencë me të tjerat që janë lidere në Serbi qofshin ato për lyrje bukë apo për zëmra, kanë më pak yndyrë më pak se që lejojnë standardet dhe në atë yndyrë është vërejtur se yndyrë që ne e quajmë e keqe, është në përmban më të lartë sesa që e parashohin standardet por në përmasë edhe më të lartë se yndyrë që ne e quajmë të mirë”, theksoi Kaqaniku.
Ndërsa Islam Hasani nga BIK-u thotë se kanë themeluar një institut brenda Bashkësisë Islame për standarde dhe certifikim Hallall, dhe se mund të kontrollojnë ushqimet dhe informojnë publikun, vetëm nëse u kërkohet kjo gjë nga prodhuesit apo importuesit e produkteve të ndryshme. Në të kundërtën nuk kanë mundësin e kontrollit të çdo artikulli që shitet në Kosovë, sepse nuk është në kompetencat e tyre.
“Edhe ne kemi bërë hulumtime dhe është gjetur se margarina VITAL përbën emulgatorin E471 që tregon se përmban yndyrë të derrit dhe nuk është në grupin e ushqimeve te lejuara - Hallall. E471 mund të ketë edhe përbërje bimore, por për produktin e caktuar kjo përbërje nuk është nga bimët, por është nga derri i cili është i ndaluar”, thotë ai.
BIK-u bënë të ditur se në vendin tonë nuk ka ndonjë ligj i cili në mënyrë precize thotë që produktet duhet të deklarohen nëse i plotësojnë kriteret si produkte hallall.