Ishin dy peshkatarë, njëri prej tyre ishte i sukseshëm, ndërsa tjetri jo. Ai që nuk ishte i sukseshëm vendoste dredhëza në grep dhe ua hidhte peshqve, ndërsa tjetri vendoste mana. Ai që nuk ishte i sukseshëm e pyeti tjetrin:"Si po gjuan peshq?"
Ky iu përgjigj: "Me mana"
"Perse?", pyeti ai.
"Për shkak se peshqit i duan manat", u përgjigj ai.
"po ti si i gjuan?", e pyeti ai.
"Me dredhëza", u përgjigj.
"Perse me dredhëza?" pyeti ky.
"Sepse unë i dua dredhëzat", i tha ai.
Ky iu përgjigj: "Pra sot nuk do te hash peshk, sepse duhet të gjuash peshk me ndihmën e asaj qe duan peshqit e jo asaj që do ti."
E njejta gjë është edhe me ty. Duhet tua japësh njrëzve atë që duan ata e jo atë që do ti.