Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | 23 ushtarakë sirianë strehohen në Turqi | |
- Cito :
- Gjithsej 69 sirianë, mes të cilëve 7 kolonelë, 5 nënkolonelë, 3 majorë, 5 kapitenë, 3 togerë dhe ushtarë bashkë me familjet e tyre, janë strehuar në Turqi.
Ushtarakët janë arratisur nga ushtria siriane për shkak të ngjarjeve që po kalon vendin dhe erdhën afër fshatit kufitar Bykylmez, i varur nga nënprefektura Rejhanllë, prefektura e Hatajit, me qëllim për të kërkuar strehim në Turqi. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme në kufi grupi i sirianëve i përbërë nga 23 oficerë, ushtarë dhe familjet e tyre u transferuan nën masa sigurie nga kufiri për në kampin Apajdën. Ndërkaq janë transferuar me ambulanca për në spitale të ndryshme të Hatajit edhe 8 sirianë, nga të cilët 3 janë fëmijë, të cilët ishin plagosur si pasojë e goditjes në trup me armë të rënda dhe copa predhash artilerie në ngjarjet e dhunshme në qytetin Idlip të Sirisë dhe ishin sjellë nga të afërmit e tyre në Pikën e Kalimit Kufitar Xhilvegëzy të nënprefekturës Rejhanllë. | |
|