Bombardime dhe rrezik i masakrave në Hama
Dhjetra të vdekur dhe të plagosur në luftimet në Idlib
Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut vërteton për 42 të vdekur sot nga forcat e ushtrisë së regjimit në pjesë të ndryshme të Sirisë, përfshirë njëzet të vranë në një sulm ajror në provincën Idlib në veri të vendit.
Në ndërkohë, duke vazhduar përleshjet mes forcave të regjimit dhe ushtrisë çlirimtare në disa fusha, këshilli ushtarak I opozitës në Hamat është i shqetësuar duke paralajmëruar nga masakra që pritet të kryhet nga ushtria e regjimit në fshatin Demijna në Hamat.
Aktivistët thanë se një sulm ajror nga ushtria e regjimit ka lënë të vrarë dhjetëra njerëz në afërsi të qytetit të Idlib.
Sipas aktivistit Tarik Abdul Hak – që përcjell nga banorët pranë fushës Ebu Hilal, që gjendet dy kilometra në perëndim të Idlibit - të paktën 20 vetë u vranë dhe 50 tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë së regjimit.
Në të njëjtën mënyrë, zëdhënësi i Përgjithshëm i forcave opozitare njoftoj se ushtarë të regjimit sot në agim kanë vrarë njëzet njerëz në lagjen Dahadil të Damaskut, dhe tregojnë se të afërmit e tyre kishin arritur për të tërhequr vetëm trupat e gjashtë njerëzve për shkak të pranisë së snajperistëve.
Mesazhi/Sh.Hulaj