Aktivistët dhe opozitarët Sirian, thonë se regjimi i Beshar Asadit po i luftonë dhe përndjek ata në çdo gjë, sa që edhe në çantat e ndihmës së parë, dhe në çdo shtëpi që akuzohet, bastiset me preteksin se po u ndihmojnë grupëve të armatosura.
Aktivistët dhe raportet mediatike, konfirmojnë se regjimi nuk falë as sulmet mbi spitale dhe bwn arrestimin e punonjësve, madje edhe likuidimin e disa mjekëve të cilët ofrojnë shërbime humanitare për civilët e plagosur nga bombardimet e ushtrisë së regjimit.
Edhe përkundër rreziqeve me të çilat janë të rrethuar mjekët në Siri, megjithatë mjekët Sirianë dhe organizatat humanitare ende insistojnë sigurimin e kësaj të drejte themelore për popullin e Siris. Organizata e bashkimit të komitetit humanitar sirian (UOSSM), ka filluar përkrahje të re në ndërtimin e një qëndre mjekësore specialistike në “zonat e çliruara” të cilat i kontrollon ushtria çlirimtare, brenda në Siri afër kufirit me Turqinë. Drejtori ekzekutiv i qendres mjekësore në Siri Halid Kandil, ka thënë se qëllimi i ndërtimit të një qendre mjekësore specilaistike afër kufirit, është për të mundësuar ekspertizat arabe dhe të huaja në mbështetje të revolucionit sirian, duke qenë në një vend relativisht të sigurt dhe në afërsi të kufirit.
\mesazhi\Sh.Hulaj