Qabeja e shenjtë është larë me ujë zemzemi dhe lëng trëndafili pas haxhit të këtij viti, të cilin e kanë kryer rreth katër milion muslimanë
Kamerat e agjencive të ndryshme kanë shënuar këtë ngjarje, e cila praktikohet çdo vit në muajt Muharrem dhe Shaban, sipas kalendarit hixhr, ngjarje e madhe që përcillet nga një numër i madh i të interesuarve.
Njerëzit në orët e para të mbrëmjes filluan të mblidhen para Qabes duke pritur fillimin e ceremonisë. Telefonat celularë dhe kamerat u përgatiten për të regjistruar këtë ngjarje.
Forcat e sigurisë, që nga falja e namazit të sabahut kanë siguruar hapësirën përreth Qabes.
Përmes rrugës, e cila është bërë në mes të pallatit të mbretit Abdullah dhe Qabes, kaloi guvernatori i Mekës, princi Khaled Al-Faisal, i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoni.
Pasi muslimanët, që erdhën ta përcjellin këtë ngjarje, bënë lutje, u hapën dyert e Qabes.
Princi Halid, imami i Qabes shejh Abdurrahman bin Abdulaziz Al Sudais, si dhe disa ministra dhe përfaqësues të misioneve diplomatike kanë hapur derën Qabes. Pas hapjes, pasoi hyrja në Qabe me ndihmën e shkallëve. Më pas, princi Halid dhe zyrtarët tjerë të lartë me një leckë të lagur me ujë zemzem dhe lëng trëndafili, filluan larjen e brendshme të Qabes. Pastrimi vazhdoi me larjen e pjesës së jashtme të Qabes.