E përditshmja e Britanisë Daily Telegraf në numrin e saj të së enjtes, përcjell një raport Amerikan që zbuloi se regjimi Sirian ka mbushur bomba vdekjeprurëse me gazin sarin, pas përzierjes me materiale kimike me qëllim vrasës. Ato po presin urdhërin për t’u përdorur kundër kundërshtareve, edhe pse Damasku ka mohuar këtë më parë.
Sipas lajmeve të gazettes, kanali “NBC News” një zyrtar amerikan i paidentifikuar, citon se ka prova që bombat e mbushura me kimikate, ndoshta po hidhen mbi popullin sirian dhe luftëtarët opozitar, me urdhër të Beshar Asadit.
Zyrtarët amerikan kanë deklaruar më herët gjatë kësaj jave se regjimi i Damaskut po përdor bomba me gaz Sarin të përziera me kimikale.
Sarin, e cila është përdorur në dy sulmet terroriste në Japoni në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, konsiderohet si lëndë që shkakton prishjen e nervave tënjeriut dhe qon në klauzë konvulsioze, pastaj dëmton rrugën e frymëmarrjes dhe çon deri në vdekje. Kjo përdoret në zonat e populluara, dhe vret shumë njerëz për një minut.
/mesazhi/Sh.Hulaj