Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit demokrat egjiptian Muhamed Mursi janë në fazën përfundimtare të mitingjeve, para një referendumi që pritet te ndryshoj kushtetutën e diktatorit Mubarak.
Referendumi kërkon nga Egjiptasit të pranojnë ose refuzojnë një ligj bazë që duhet të vendoset para zgjedhjeve kombëtare, që mund të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm – zgjedhje këto që do ta qonin vendin drejt stabilitetit.
Për të nxitur mbështetje për kushtetutën, Vëllazëria Myslimane, pjesë e së cilës është presidenti Mursi , do të mblidhen në një xhami jo larg nga pallati i presidentit në Kajro.
Pak më vonë gjatë ditës, opozita laike dhe të krishterët do të mbajnë tubim në favor të një vote kundër kushtetutës së re, e tubimi mbahet jashtë pallatit presidencial dhe në Sheshin Tahrir, qendra simbolike e revoltës që përmbysi Mubarakun në vitin 2011.
Pavarësisht nga shtytjet e opozitës për votë "jo", pritet që referendumi të kaloj mirë, ndonëse Egjipti dha shembull për zgjedhje të mirëorganizuara në qershor të vitit të kaluar, pas rrëzimit të Mubarakut.
Raundi i parë i votimit të shtunën do të zhvillohet në Kajro dhe qytete të tjera të mëdha. Megjithatë votat e Kajros pritet të vendos rezultatin e përgjithshëm, ndonëse në bazë të mbështetësve të presidentit, shumica prej tyre pritet të jenë “po”.
Ushtria është përgatitur të ofroj siguri për votimet, ndërsa televizioni shtetëror është duke treguar radhët e ushtarëve që marrin urdhrat e tyre për të mbrojtur qendrat e votimit dhe ndërtesat e tjera qeveritare. Rreth 120,000 trupa dhe tanke dhe 6000 automjete të blinduara pritet të vendosen.
Opozita thotë se kushtetuta nuk pasqyron aspiratat e të gjithë Egjiptasve, me gjithsej 83.000.000 banorë, sepse ajo është “shumë islamike” dhe shkel mbi të drejtat e minoriteteve, duke përfshirë edhe ato të bashkësisë së krishterë. Frika e opozitës duket të jetë false, pasi një pjesë e kushtetutës së ndryshuar pritet të jetë në favor të minoriteteve dhe komuniteteve të tjera fetare, nene këto që garantojnë lirinë e besimit, lirinë e ndërtimit të objekteve fetare, dhe lirinë e plotë të ushtrimit të riteve fetare.
Mbështetësit e Mursi thonë se kushtetuta është e nevojshme nëse duam progres drejt demokracisë. Ata e konsiderojnë atë hap vazhdues të revolucionit, i cili e rrëzoi diktatorin Hosni Mubarak.
Ndërsa opozita u ka thënë mbështetësve të saj që të votojnë "jo", ajo ka kërcënuar gjithashtu të bojkotojë punimet . Megjithatë, duke qëndruar larg nga procesi, opozita mund të rrezikojë humbjen e kredibilitetit, thonë ekspertët politikë.
Duhet kujtuar se një pjesë e mirë e opozitës janë mbetje e trashëguar e sundimit diktatorial të Egjiptit, ndërsa kushtetuta të cilën e mbrojnë ata është mjeti themelor që Mubarak e ka përdorur gjatë regjimit të tij. Nëse kushtetuta aktuale analizohet me atë të presidentit Mursi, do të shohim se kushtetuta e presidentit është shumë më e plotë dhe me më shumë të drejta për qytetarët. Akuzat që po i bëhen presidentit për “rritje të fuqisë së tij përmes kushtetutës” janë plotësisht të pabaza, thonë ekspertët, pasi kushtetuta për të cilën votohet tregon qartë se presidenti ka të drejtë vetëm për një rikandidim.
Mesazhi/A.Avdiu.Hoxha