Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius tha të dielën se ai beson se diktatori sirian Bashar al-Assad do të bjerë së shpejti dhe se koalicioni i ri i opozitës duhet të mbështetet për të parandaluar ekstremistët qw tw marrin kontrollin.
"Unë mendoj se fundi është afër për Bashar al-Asadin, edhe rusët e kanw pranuar," tha ministri francez pwr radio RFI.
Franca, një nga kritikët më të ashpër Assad, ishte vendi i parë perëndimor që njeh koalicionin e ri sirian si përfaqësues legjitim të popullit sirian.
Deri tani në konfliktin sirian janë vrarë 40.000 njerëz, dhe jozyrtarisht njoftohet se 2 milion banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha