Dr. Salah El-Halidi
Nuk ekzagjerojmë aspak nëse themi se: Me të vërtetë Xhamia El-Aksa është pjesë e besimit. Do të thotë se vështrimi i myslimanit për Xhaminë El-Aksa, tokën e saj të shenjët dhe rrethinën e saj të bekuar, është pjesë e besimit të tij, e fesë së tij dhe Islamit të tij. Në kuptimin që nëse besimtari e lenë mbas dore, apo e harron, apo e neglizhon çështjen e saj, apo ia lejon hebrenjve në dorë atëherë besimi i tij është i mangët dhe feja e tij është gjysmake.
E dimë fare mirë se hebraizmi është fe e humbur, dhe se qasja e tyre ndaj Palestinës është e bazuar në mite, megjithatë e kanë quajtur si ‘’ Tokë e premtuar ‘’, dhe e bënë Tempullin e Sulejmanit a.s si pjesë të besimit të tyre të pavërtetë dhe të devijuar. Për këtë edhe i koduan zemrat e tyre për mija vite në dashurinë ndaj Jerusalemit, dhe në zemrat e bijve dhe nipërve të tyre e gdhendën parullën: Harrofsha dorën e djathtë nëse të harrojë ty o Jerusalem.
Edhe pas pushtimit të Palestinës, ende janë duke vazhduar në ambiciet e tyre për Aksanë dhe rrethinën e saj. Ende janë të etur për të zbatuar planet e tyre për ta shkatërruar Aksanë dhe rrethinën e saj. Ende janë duke bërë përpjekje për ta hebreizuar Kudusin dhe për ta ndërtuar tempullin e shenjët sipas besimit të tyre. Ata vazhdimisht nxitojnë në realizimin e planeve të tyre edhe pse në fund të fundit prapë do të ju dështoje e tërë kjo me vullnetin e Allahut xh.sh.
A thua lejohet që të ia kushtojnë tërë këtë vëmendje Jerusalemit dhe Palestinës e ndërsa feja e tyre është e devijuar e ndërsa ne ta lëmë anash Jerusalemin, Aksanë dhe Palestinën duke e pasur qasjen ndaj tyre pjesë të fesë sonë të vërtetë ?.
E nëse themi se çështja e Jerusalemit, Aksasë dhe Palestinës është çështje e ndërlidhur ngushtë me besimin e çdo myslimani atëherë disa mund të mos pajtohen me këtë duke u arsyetuar se gjoja po ekzagjerojmë !.
Kurani e ka përjetësuar çështjen e Aksas kur atë e përmendi në fillim të Kaptinës El-Isra’, andaj ajo do të mbetët e gjallë në zemrat, mendjet, ndjenjat e çdo besimtari çdo herë kur e lexon Kaptinë El-Isra’ dhe sa herë që dëgjon për skemat e hebrenjve rreth çështjes së Jerusalemit, Aksasë dhe Palestinës. Ajo do të mbetët e gjallë çdo herë përderisa dëgjojmë lajme për vëllezërit tanë muxhahedinë në tokën dhe vendin e Palestinës, në rripin e krenarisë ( Gazës ), dhe tërë territorin Palestinezë.
Ne besojmë që Allahu xh.sh e ka marrë përsipër ruajtjen e Kuranit, dhe fatmirësisht jemi të sigurt për këtë. E prej fakteve të ruajtjes së Kuranit është edhe ruajtja e kuptimit të citateve të tij, implikimet e tij, dhe realitetin e tij. E prej këtyre fakteve dhe implementimeve është edhe qasja e besimtarit kundrejt Aksasë dhe rrethinës së saj.
Çifutët nuk do të kenë sukses në komplotet e tyre kundër Aksasë, sepse me vullnetin e Zotit ajo do të mbetët përjetësisht aty ku është. Do të mbetët si një stafetë krenarie e ngritur lartë. Ajo do të mbetët pikë uniteti për myslimanët, do të jetë si një ombrellë nën hijen e së cilës myslimanët do të gjejnë strehim. Nën kupolën e së cilës myslimanët do të bashkohen për të mposhtur ndyrësirat hebraike.
Rinia Islame është rizgjuar ! Çështja sot nuk është si ishte para pesë apo dhjetë vite më herët, rinia islame e pafajshme është zgjuar kudo dhe janë plotësisht të përkushtuar dhe të vendosur për të punuar dhe për të luftuar në mbrojtjen e saj.
Oj rinia e Aksasë, gdhendeni Aksanë në zemrat tuaja, merreni atë si pjesë të besimit dhe fesë tuaj. Përzieni dashurinë e saj me frymëmarrjet tuaja. Programojeni tërë jetën tuaj mbi bazat e saj në mënyrë që me vullnetin dhe dëshirën e Allahut xh. sh të jeni triumfues.
Përktheu: Artan Musliu