Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Humanizmi i Muhammedit a.s. ‘Selmani është pjesë e familjes sime’ Tue 13 Dec 2011 - 10:18 | |
| Kur pejgamberi, Muhammedi a.s., u vendos në qytetin e Medines, Selman Farisiu ishte skllav te një çifut. Pasi u siguria se Muhammedi a.s. ishte pejgamberi që pritej të shfaqet, Selmani pranoi Islamin. Që këtu, padroni çifut ia shtoi punët dhe shërbimin nga inati. Edhe pse kishte shumë dëshirë, ai nuk merte dot pjesë në kuvendet e pejgamberit a.s. dhe në predikimet e tij. Madje ai nuk mori pjesë as në betejën e Bedrit, e as në atë të Uhudit. Kur u takua me pejgamberin a.s., ky i fundit i tha: “O Selman! Blije lirinë!” Kur Selmani i propozoi lirinë e tij, çifuti i kërkoi një çmim të majmë, treqind fidanë, palme të mbjella dhe dyzet okë argjend. E ku t’i merrte Selman Farisiu gjith këto? Menjëherë pejgamberi a.s., u bëri thirrje muslimanëve që ta ndihmojnë. Filluan muslimanët nga të katër anët duke i dhuruar Selmanit fidanë e palme. Pejgamberi a.s. i tha: “O Selman, hapi gropat dhe mos i mbyll derisa të vij unë.” Pasi i hapi gropat, pejgamberi a.s., shkoi dhe i mbolli me dorën e tij treqind fidanë palme. Pasi që kishin mbirë të gjitha, pejgamberi a.s. e ndihmoi edhe me dyzet okë argjend dhe Selman Farisiu fitoi lirinë. Pejgamberi a.s. u gëzua shumë dhe në mesin e muslimanëve, e kapi për dore dhe tha: Selmani është pjesë e familjes sime.”
Mesazhi: Kushdo që mund të thotë se Islami dhe pejgamberi i tij, Muhammedi a.s., është pro skllavërisë, ngjarja e mësipërme dëshmon pavërtetësinë e një pohimi apo teze të tillë. Mesazhet e pejgamberit tonë të dashur janë dritë udhëzuese për njerëzimin edhe sot e kësaj dite. Sa njerëz sot kanë nevojë për ta blerë lirinë? Po sa kanë nevojë për filozofinë humaniste të Muhammedit a.s.? Pa dyshim, nevoja është shumë e madhe!
(Breziiri) | |
|