Një prej gazetarëve të Egjiptit ka bërë zbulimin e disa detajeve rreth përpjekjeve për komplot ndaj Presidentit të Egjiptit, Dr. Muhamed Mursit.
Kolumnisti Enes Ed-Dugejdi, për të përditshmen ‘’ Populli ‘’, u shpreh: Partia që njihet me emrin si’’ Partia për Shpëtim Kombëtar ‘’, ka planifikuar komplot ndaj Qeverisë, ndaj vetë Presidentit të zgjedhur të Egjiptit, Dr. Muhamed Mursit, si dhe ka planifikuar futjen e tij në burg. Për këtë planifikim ka pasur bashkëpunim edhe me këshilltarin Ahmed Ez-Zind, që njëkohësisht është edhe kryetarë i klubit të gjykatësve dhe Samih Ashur, përfaqësues i avokatëve. Ky planifikim nuk kishte për qëllim vetëm Presidentin dhe qeverinë, por po ashtu kishte për qëllim edhe likuidimin e gjashtë personaliteteve më të rëndësishme të udhëheqjes së Lëvizjes Vëllezërit Muslimanë, e po ashtu edhe vetë partinë ‘’ Liria dhe Drejtësia’’ duke filluar nga Muhamed Bedijë, që është këshilltari i përgjithshëm i kësaj partie.
Ed-Dugejdi, po ashtu ka deklaruar se ai vetë kishte marrë pjesë në sesionet dhe në takimet operative që ishin mbajtur me qëllim të planifikimi për këtë komplot që ishin mbajtur që selinë e partisë ‘’ El-Vafd’’. Ed-Dugejdi, po ashtu ka deklaruar se ai ishte ftuar nga vetë Dr. Sejjid El-Bedvi, i cili po ashtu kishte kërkuar nga Ed-Dugejdi një fushatë mediale për të diskredituar Vëllezërit Muslimanë, Partinë Selefite dhe të gjitha lëvizjet tjera islame.
Enes Ed-Dugejdi, ka pohuar se ai personalisht e ka informuar edhe Presidentin e vendit, Dr. Muhamed Mursi, pasi që më pari kishte informuar edhe strukturat e partisë dhe vetë lëvizjes. Por, ai nuk kishte gjetur ndonjë përpjekje efektive apo ndonjë hap konkret që ishte ndërmarrë për të parandaluar këtë komplot me përjashtim të një version referimi të Presidentit në Deklaratën Kushtetuese të 22 Nëntorit të vitit të kaluar.
Enesi, po ashtu kishte sqaruar se edhe bashkëshortja e ish-presidentit Husni Mubarak dhe bashkëshortja e biznesmenit, tashmë të burgosur, Ahmed Ezz ishin të përfshira në këtë komplot duke ofruar mbështetje financiare.
Enes Ed-Dugejdi shtoi po ashtu se ka edhe konspiracioni sistematike dhe plane të tjera të sigurta, një prej të cilave e kishte parë për së afërmi gjatë një bisede të zhvilluar në mes të Negjip Savesit, Dr. Sejjid El-Bedevi, Rida Idvard, Muhamed El-Beradri, Samih Ashuri, Hamdin Sabahi, gjatë dy takimeve të mbajtura njëri gjatë ditës në selinë e partisë El-Vafed dhe tjetri gjatë natës në zyrat e klubit të gjykatësve.
Këtyre takimeve, ku kishte marrë pjesë edhe vetë gazetari, i ishte bashkangjitur edhe këshilltari Ahmed Ez-Zind, i cili edhe e kishte udhëhequr takimin e më vonë u ishte bashkangjitur edhe Omer Musa. Në këtë takim ishin pjesëmarrës të gjithë ata që u lartë përmenden me përjashtim të Rida Idvardit. Këto takimi kishin për qëllim planifikimin e vrasjes së vetë presidentit të Egjiptit, Dr. Muhamed Mursit, si dhe të disa personaliteteve të shquara të lëvizjes së vëllezërve dhe të vetë partisë për liri dhe demokraci, duke filluar nga këshilltari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje, Dr. Muhamed Bedije, Dr. Muhamed Said El-Ketatnni, Muhamed El-Beltagji, inxhinieri Hajret Esh-Shatri, Prof. Subhi Salih, Dr. Issam El-Urijani, ndërsa si pjesë e komplotit ishte edhe përkrahja nga banda e Rida Idvard, Ahmed Shiha dhe disa grupeve tjera tuniziane. Po ashtu në takim ishte cekur edhe domosdoshmëria e arratisjes së Sabri Nahnuhit, një bandit mjaftë i rrezikshëm i cili për momentin gjendët nën akuza.
Enes Ed-Dugejdi, rrëfimin e tij e vazhdon duke treguar se si me ftesën e Dr. Sejjid El-Bedevi, ai kishte shkuar në selinë e partisë El-Vafed me që rast i ishte kërkuar që të bënte përgatitjet për një fushatë të madhe mediatike kundër lëvizjes së vëllezërve mysliman, partisë selefite dhe grupeve tjera islame. Gjatë takimit të tyre kishe marrë pjesë edhe Inxhinier Negjip Saversi, ndërsa pas prezantimit të tyre nga ana e Dr. Sejjid El-Bedevi dhe prezantimit të planit për fushatën mediatike kundër islamikëve, Savisi e kishte mirëpritur këtë me mjaftë entuziazëm dhe për këtë kishte shprehur gatishmëri për të mbuluar të gjitha shpenzimet e kërkuara. Ndërsa në lidhje me këtë tekstualisht kishte thënë: Tërë atë që e kërkon Enesi, unë do ta mbulojë dhe cilën do shifër që e cekë do ta paguaj menjëherë sepse ai më kishte dhënë hapësirë për disa shkrime dhe disa seminare në disa televizione të ndryshme kundër disa prej dijetarëve selefitë, siç ishte ajo kundër Muhamed Hassanit. Kjo sigurisht kishte ardhur si rezultat i të kuptuarit të tij se unë jam kundër lëvizjeve islamike, refuzues i Sheriatit, apo anti-referencës islamike.
Për dallim prej tij, unë vërtetë kam qenë kundër disa udhëheqësve selefitë dhe kam pasur mos pajtime me disa prej tyre por kjo nuk do të thotë assesi se unë jam kundër ndonjë reference eventuale islame. Zoti na ruajt, vazhdoi rrëfimin e tij Enes Ed-Dugejdi.
Enes Ed-Dugejdi, po ashtu shtoi se ai kishte parë dhe kishte dëgjuar teksa po bisedonin Dr. Sejjid El-Bedevi dhe Negjip Saversi. Me që rastë El-Bedevi i thoshte se: Zonja dëshiron që të jetë kështu. Ndërsa Saversi ia konfirmon këtë duke e siguruar se çdo gjë është duke ecur plotësisht sipas urdhrave të zonjës. Po ashtu iu betua për nder të tij se do ta ndezin dhe se ata dy do të jenë ata të cilët do të shkonin që ta nxjerrin nga burgu Mubarakun dhe në vend të tij të e fusnin Mursin. El-Bedevi po ashtu i kishte thënë se: Zonja Abla ( Abla rrjedhë nga turqishtja që do të thotë motër ) mbrëmë e ka dërguar porosinë përmes shoferit ? Ndërsa Saversi ia ktheu: Ajo dhe burri i saj janë ata të cilët e kanë sjellë Mubarakun dhe familjen e tij... sytë i hasën në një fotografi për të cilën tha: Ahmedi dëshiron të e shkatërrojë atë ndërsa mua nuk më pëlqen aspak që të shoh Zonjën Abla dhe Izzin në të njëjtën foto. Dr. Sejjid El-Bedevi, filloi të qeshte sa për ta qetësuar Saversin dhe mandej tha: Ajo është shitur për 7 milion, ndërsa pas 15 ditësh përmes hekurudhës do të kemi edhe 5 milion. Nuk jemi bosh o Negjip. Saversi ia ktheu se Zonja kishte bërë më shumë ngaqë i ishte kërkuar, ajo kishte paguar sa dhjetë herë ata vetëm në gjashtë muajt e fundit, por Zotëria im, unë jam në gjendje të marrë përgjegjësinë për çfarëdo shume parash që kërkohet të paguhet vetëm të ma hiqni nga loja Zonjën Abla sepse nuk mund ta durojë. El-Bedevi e siguroi se do të bënte atë që po e kërkonte dhe po ashtu e informoi se duhet nxituar në arratisjen e Nahnuas ? Saversi i tha se kjo ka për të ndodhur shumë shpejt dhe se shumë shpejt ke për ta parë këtu në zyrën tënde. Pastaj Saversi po ashtu u interesua edhe për gjendjen e Zonjës duke treguar se që nga muaji i kaluar nuk ishte takuar me të dhe se nuk kishte ndërmend të i telefononte që të pyeste për gjendjen e saj. El-Bedevi, iu përgjigj duke i treguar se gjendja e saj është mire dhe se Omer Musa e kishte takuar para dy dite me që rast i kishte kërkuar të më informojë se ajo dëshironte të më takojë urgjentisht.
Përktheu: Artan Musliu