Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po qëndron në spital, pasi u diagnostifikua me ngjizje gjaku, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
"Pas disa kontrolleve sistematike, mjekët zbuluan se Sekretarja e Shtetit kishte pasur trombozë në tru, që ka rrjedhur nga një tronditje që pati disa javë më parë," tha zëdhënësi Filip Reines në një deklaratë të hënën.
"Ajo është duke u trajtuar me anti-koagulant, dhe po qëndron në një spital të Nju Jorkut, me ç’rast po monitorohet për 48 orët e ardhme," tha Reines. "Mjekët do të vazhdojnë të vlerësojnë gjendjen e saj, duke përfshirë edhe çështje të tjera që lidhen me tronditjen e saj. Ata do të përcaktojnë nëse do të ketë nëvojë për ndonjë intervenim,” tha Filip Reines.
Klinton, 65 vjeç, ka qenë larg mediave që nga fillimi i dhjetorit, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua nga lodhja dhe dehidrimi.
Klinton ka fluturuar gati një milion milje prej marrjes së detyrës katër vjet më parë, dhe vizitoi 112 vende ndërsa ka kaluar 400 ditë në avion.
/mesazhi/