Gazeta javore satirike franceze "Charlie Hebdo", që njihet nga publikimi i karikaturave fyese ndaj Pejgamberit Muhamed a.s., kësaj radhe do të publikoj vizatime tjera
Nga e mërkura, gazeta franceze ‘Charlie Hebdo’ do të filloj me publikimin e stripit për jetën e Pejgamberit Muhamed a.s.
Zyrtarët e kësaj gazete kanë deklaruar se stripi, që flet për Pejgamberin Muhamed, është i gatshëm dhe është "krejtësisht ligjor dhe me qëllime të mira."
Gjithashtu, ata theksojnë se brenda tij nuk do të ketë fyerje apo tentim për tallje, duke përmendur se për përgatitjen e tij kanë punuar disa sociologë të fesë.
Kjo gazetë më 19 shtator të këtij viti ka publikuar karikaturat fyese të Pejgaberit Muhamed, pas të cilave shpërthyen protesta të ashpra në disa vende të botës.