Kohët e fundit, ka përfunduar Olimpiada aritmetike mendore në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë fëmijët nga Gaza, të cilët kanë regjistruar rezultatet më të dukshme, raportojnë gazetarët e agjencisë së lajmeve të Anadollit (AA). Ata kanë arritur të përfundojnë në përgjithsi 182 probleme nga matematika për vetëm tetë minuta. Titullin për fëmijun më të zgjuar në botë e ka fituar, katërmbëdhjetë vjeqarja Eryica Medhun nga Gaza.
Ky konkurs ndërkombëtar u ndoq nga 1500 pjesëmarrës nga dhjetë vendet aziatike dhe afrikane.
Palestinën e kanë përfaqësuar 21 pjesëmarrës. Ata janë bërë krenaria e kombit të tyre.
Fituesja e pjesëmarrjes, konkurentja Eryica Medhun, është shprehur e kënaqur me suksesin e saj, dhe theksoi se fitorja e saj është edhe më e rëndësishme, sepse ajo është e përgatitur për këtë garë vetëm pas sulmëve të fundit të Izraelit në Gaza.
"Ne jemi të nderuar për të ngritur flamurin e Palestinës dhe për të promovuar vendin tonë në dritën më të mirë. Kjo është vetëm një tjetër tregues se fëmijët palestinezë janë të aftë edhe përkundër vështirësive që i kanë. Mbështetje të madhe na kanë dhënë familjet tona, dhe Qendra për aritmetikë mendore në Gaza, "tha Eryica Medhun për agjencinë e lajmeve Anatolia (AA).
Drejtori i Qendres aritmetike mendore, Maxhid el-Bari, shpjegon se te këta fëmijë zhvillohjnë aftësitë e hemisferes së trurit, posaqërisht për të funksionuar me një theks të veçantë në zhvillimin e hemisferës së djathtë të trurit, që kontrollon vetë-besimin,, kontrollon presionin, shpejtësin, saktësinë, dhe përmirëson aftësinë e të mbajturit mend.
Qendra për aritmetikë mendore në Palestinë u hap në vitin 2009, dhe është ndjekur aktualisht nga rreth 1.500 fëmijë të moshës pesë deri në 12 vjet.
/Mesazhi/Sh.Hulaj