Sekretarja e partisë demokratike suedeze në rajonin Almhult, Annika Rydh, thotë se Bashkësia ndërkombëtare duhet të krijoj një rregullore të posaçme për muslimanët
“Evropa nuk mund të përballoj shtimin e muslimanëve. Kjo çështje nuk është me karakter lokal, nataliteti musliman po bëhet problem global që duhet rregulluar me ligj. Bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet për politikën e kufizuar, sipas shembullit të Kinës, “një familje një fëmijë”, shkroi Rydh në blogun e saj.
Nga selia e partisë demokratike suedeze, që njihet për qëndrimet jo tolerante ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, thonë se ata nuk qëndrojnë pas deklaratave të Rydh e cila propozon kufizimin e lindjeve për muslimanët.
Nga ana tjetër Annika Rydh vendosi t’i largoj deklaratat nga bllogu i saj, me arsyetim se shumica e njerëzve nuk janë aspak serioz ndaj këtij problemi, i cili sipas saj është problem i madh.