Vepra të mira janë ato vepra (punë),të cilat përshtaten me pëlqimin e Allahut xh.sh,pra këto vepra janë të mira;kurse veprat dhe sjelljet që bëhen në kundërshtim me pëlqimin e Allahut xh.sh,janë të kqija.
Pejgamberi s.a.v.s në lidhje me këtë temë në një hadith të tij na porosit dhe na thotë:
" Ka prej njerëzve që janë çelës i të mirës dhe kyç i të keqes.Ka edhe prej atyre që janë çelës për të keqen dhe kyç për të mirën! Mallkuar qofshin ata që janë çelës/nxitës për të keqen."(Ibn Maxhe,19Mukaddime)Pra nga ky hadith vërjm se Pejgamberi ynë i dashur (s.v.s),njerëzit i ka ndarë në dy kategori, në ata që motivojn të mirën dhe në ata që motivojn të keqen:
1.Ka njerëz që janë çelës për të mirën dhe kyç për të keqen.Thënë ndryshe,ata janë të hapur për të mirën dhe të mbyllur për të keqen.Çelësat që kanë në duar,janë çelësat e së mirës,që hapin vetëm dyer të mira dhe mbyllin dyert e së keqes.
Ata janë të lumtur kur bëjnë mirë,kur veprojnë mirë.NdJ dhe u binden urdhërave të Zotit të Madhëruar:
" Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit,hapsira e të cilit është sa qyejt dhe Toka dhe është përgatitur për të devotshmit."(Ali Imram,133)),pra,nxitojnë për të vepruar mirë,si dhe nxisin të bëjnë mirë.Ata nuk lodhen,nuk ndalojnë së punuari,së përpjekuri,së munduari për këtë kauzë.Çdo lloj vështirësie që u del përpara,e mundin,çdo lloj pengese e kalojnë,vetëm për të arritur të bëjnë vepër të mirë.
Janë piklrisht ata që ndjekin fjalën e Zotit:"Çdo kush ka një drejtim nga i cili kthehet.Pra,bëni garë me njëri -tjetrin për punë të mira."(Bekare,148),pra,garojnë me njëri -tjetrin në vepra dhe shërbime të mira.
Kjo është një garë e ëmbël,një sfidë e këndshme,një garë në shërbim,jo për të pasur përfitime të kësaj bote e as për të pasur përfitime materiale.
Kjo është një garë që bëhet për t 'i shërbier njerëzimit,që të fitohet pëlqimi i Zotit.
Në këtë garë nuk ka punë kundër tjetrit, nuk ka nënkëmbëza për tjetrin,nuk ka pengesa për shërbimin e tjetrit.
Përkundrazi,në këtë garë,duke iu bindur urdhërit të Zotit:
" Ndihmojeni njëri -tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të kqijat dhe jo në gjynahe dhe në srmiqësi!Frikësojeni Allahutdepse Ai dënon ashpër."(Maide,2), ka punë të mira dhe ka ndihmë për tjetrin lidhur me takvanë.Nga ky ajet kuptohet ndihma lidhur me veprën e mirë, është tregurs i takvssë,ashtu sikurndër ndihma në të keqe buron nga armiqësia.
Besimtarët nuk janë armiqtë,por miqtë e njëri -tjetrit.Ata që gjenden në këë gafë,janë njerëzit e bëmirësisë,ata që kanë flijuar veten që të bëjnë vepra bamirësie.
Ata janë njerëzit e shërbit,kudo qoftë një vepër mirë,kudo qoftë një shërbim i mirë ata atje shkojnë,atje janë.
Ata janë njerëz që dashurojnë shërbimin,nuk ngopen së bëri mië dhe së shërbieri.Sa më shumë që bëjnë,aq më shumë dëshirojnë të bëjnë edhe më tepër mirë,edhe më shumë shërbim.Sepse e kanë vënë vëth në vesh thirrjen profetike: "Besimtari nuk ngopet së pari vepra të mira që dëgjon,derisa të hyjë në xhenet."(Tirmidhi,ilm.19)
Ata e dinë se lumturia në të dy botët arrihet përmes të qenit afër së mirës dhe larg të keqes.
2,Ka njerëz që janë çelës për të keqen dhe kyç për të mirën.Këta njerëz janë ta që nuk kan vajtur asnjëherë në rrugën e mirë e as që kanë trokitur ndonjëherë në dyert e së mirës.Gjithnjë kanë vajtur në rrugë të keqe dhe kanë hapur vetëm dyer të këqija.Janë ata që nxitojnë në vepra që janë të dëmshme për fenë dhe njerëzimin....Vazhdon