Më shumë se 85 njerëz janë vrarë dhe plagosur në një seri sulmesh të shumta në të gjithë Pakistanin.
Shpërthimet me bomba dhe sulmet e dhunshme vdekjeprurëse tronditën rajonin e Quettas në jugperëndim të vendit, si dhe luginën veriperëndimore në portin e Karaçit.
Të paktën 55 njerëz u vranë dhe 150 të tjerë u plagosën në katër shpërthime të ndara në Quetta, kryeqytetin e provincës Baloçistan.
Baloçistan është një rajon i vogël, i cili tashmë një dekadë po bën thirrje për ndarje nga shteti i Pakistanit.
Rebelët e provincës duan autonomi politike dhe një pjesë të madhe të fitimeve nga pasuria e rajonit, i cili është i pasur me naftë dhe depozita të gazit.
/mesazhi/