Ndonëse deri tani ka qenë e pamundur të zbulohen detaje për dronët (avionët e telekomanduar), tashmë vet qeveria e SHBA-ve ka dhënë dritën e gjelbër për më shumë informata rreth tyre. Zhvillimi dhe përdorimi i tyre deri tani ka qenë i fshehtë, përderisa mediumet si ABC neps kanë qenë në dije me rolin dhe funksionin e tyre. Mirëpo vetëm para disa javësh qeveria Obama dha të drejtën për publikimin e informatave rreth përdorimit të dronëve. Pas kësaj edhe Senatori Ameirkan Lindsey Graham, një mbështetës i fortë i përdorimit të dromëve tha se SHBA-të kanë kryer sulme të cilat lanë të vdekur rreth 5000 persona. “Dronët janë përdorur në luftën tonë kundër Al Kaidës, përfshirë kështu sulmet në Jemen, Pakistan, dhe shume vende tjera” tha Graham. Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar ndaj deklarimeve të tij.[justify]