Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Algjeri, vriten 35 pengje, kryesisht ndërkombëtar | |
45 persona humbën jetën gjatë një operacioni për lirimin e pengjeve në Algjeri. Pengjet ishin punonjës në një impiant gazi. Përveç 35 pengjeve, vdekjen gjetën edhe 14 rrëmbyes, njofton Associated Press.
Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajnë të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.
Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjeriane kishin hapur zjarr nga ajri.
Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qëlluan një autobus, me te cilin pengmarrësit po përpiqeshin te largoheshin nga rrethimi i forcave speciale se bashku me pengjet.
Ne total, besohet se militantet morën peng 45 persona, midis te cilëve amerikanë, britanikë, japonezë, francezë, norvegjezë dhe malajzias. Midis punonjësve të impiantit të gazit ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lëne te lirë.
/mesazhi/ | |
|