Papa Benedikti XVI njoftoi të hënën se ai do të japë dorëheqjen me 28 shkurt. Kjo ngjarje po ndodhë për herë të parë në 600 vjet. 85-vjeçari njoftoi vendimin e tij në latinisht gjatë një takimi të kardinalëve të Vatikanit të hënën në mëngjes. Ai theksoi se kryerja e detyrave të tij, kërkon "forcë si të mendjes dhe trupit." Papa i fundit që dha dorëheqjen ishte Papa Gregori XII, i cili dha dorëheqjen në vitin 1415 në një marrëveshje për t'i dhënë fund përçarjes midis pretenduesve konkurrues dhe papatit.. Benedikti tha se kjo është zgjedhja e tij, njëkohësisht vendimi më i madh sa i përket kishës." Vatikani pritet për të mbajtur një mbledhje të fshehtë dhe të zgjedhë një Papë të ri nga mesi i marsit.