Pak para përfundimit të muajit të Ramazanit, Papa Francisco I ka dërguar një mesazh për muslimanët në mbarë botën
Edhe pse mesazhet e këtij lloji zakonisht i dërgon Këshilli për dialogun ndërfetar, Papa Francisko I, ka shprehur dëshirën që kësaj radhe ai personalisht t'i dërgon urimet më të përzemërta për muslimanët në mbarë botën, me rastin e festës së bajramit.
"Kam kënaqësinë t'ju përshëndes të gjithë për ditët festës së Bajramit, të cilat do të shënojnë fundin e muajit të Ramazanit, të kaluar në lutje, agjërim dhe bamirësi."
"Deri më sot, ishte zakon që urimet e tilla t'i dërgon Këshilli për dialogun ndërfetar i selisë së shenjtë. Këtë vit, si viti im i parë në krye të selisës së shenjtë, kam vendosur që ta vendosi nënshkrimin tim personale mbi mesazhin që sot do t'ju dërgoj, miqve të dashur, si shenjë respekti dhe miqësie, të gjithë muslimanëve, e në veçanti udhëheqësve fetarë."
"Tema për të cilën do të doja të mendojmë dhe të flasim këtë vit, si me ju, ashtu edhe me të gjithë ata që do ta lexojnë, lidhet me muslimanët dhe të krishterët, e kjo është promovimi i respektit të ndërsjellë nëpërmjet edukimit."
"Tema e këtij viti ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e arsimimit në mënyrë që ne ta kuptojmë njëri-tjetrin, duke u bazuar në respektimin reciprok."
"Është obligim ynë që çdo personi, së pari, t'ia respektojmë jetën e tij, integritetin e tij fizik, dinjitetin dhe të drejtat që vijnë nga ky dinjitet, reputacionin, pronën, identitetin etnik dhe kulturor, idetë e tij dhe angazhimin politik. Prandaj jemi të detyruar të mendojmë, të flasim dhe të shkruajmë për njëri-tjetrin me respekt, jo vetëm në prezencë, por gjithmonë dhe kudo, duke shmangur kritikat padrejtësitë dhe shpifjet. "
"Duke iu kthyer respektit reciprok në marrëdhëniet ndërfetare, sidomos në mes të krishterëve dhe muslimanëve, ne jemi të detyruar të respektojmë besimin, mësimet, simbolet dhe vlerat e të tjerëve, nevojën e veçantë për të nxitur respekt për udhëheqësit fetarë dhe vendadhurimet. Janë të dhimbshme sulmet ndaj ndonjëres prej tyre!"
Papa Francisco I, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e dialogut midis feve të ndryshme, sidomos dialogut me Islamin, kur ai priti përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Vatikan, në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori turk prof. Dr Kenan Gursoy.
"Në meshën, me të cilën është shënuar fillimi i shërbesës sime, unë kam shprehur mirënjohjen time të thellë për praninë e një numri të madh të udhëheqësve fetarë dhe qytetarë nga bota islame. Me këto fjalë unë dua që edhe njëherë të theksoj rëndësinë e dialogut të madhe dhe bashkëpunimit midis besimtarëve, veçanërisht në mes të krishterëve dhe muslimanëve, por edhe nevojën që ato të përparojnë. Shpresoj që të gjithë të krishterët dhe muslimanët të jenë promotorë të vërtetë të respektit reciprok dhe miqësisë, sidomos përmes edukimit. "
"Në fund, ju dërgoj urimet më të përzemërta, duke u lutur, që gëzimin tuaja ta bartni edhe tek të tjerët përreth jush. Gëzuar Festën!"