Në ceremoninë e tij të parë të “shenjtërimit” pasi u zgjodh Papë, Papa Francis shpalli si shenjtorë rreth 800 italianë, të cilët dyshohet se janë vrarë për shkak të refuzimit për tu kthyer në Islam.
Papa ka kanonizuar më shumë se 800 italianë, të cilët gjoja se u vranë në shekullin e 15-të, gjatë pushtimit osman për shkak të refuzimit të tyre që të heqin dorë nga krishterimi.
Kanonizimi i tyre ishte vendosur nga paraardhësi i tij, Papa Benediktit XVI, i cili dha dorëheqjen në muajin shkurt për arsye shëndetësore.
Emrat e “shenjtorëve” të rinj nuk janë shpallur, përveç Antonio Primaldos, i cili udhëhoqi luftën kundër forcave osmane në vitin 1480. /mesazhi/