[img]http://breziiri.com/wp-content/uploads/2011/09/23-bene1-264x154.jpg[/img
Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë dhe dialog ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, në mënyrë që të dyja religjionet të krijojnë një “bashkëpunim të frytshëm”.
Papa, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani, ka takuar përfaqësuesit e komunitetit mysliman në këtë shtet, i cili përbëhet prej katër milionë besimtarëve.
Ai tha se të krishterët dhe myslimanët “duhet të japin një kontribut të veçantë në ndërtimin e një bote më të mirë”.
Në udhëtimin e tij të fundit në Gjermani, në vitin 2006, Papa kishte fyer bashkësinë myslimane, duke ndërlidhur Islamin me dhunën gjatë një fjalimi në Universitetin e Regensburgut./koha/]