Një raport i transmetuar nga televizioni shtetëror sirian ka fajësuar luftëtarët e opozitës për shkatërrimin e një çerdhjeje në Damask. Por shumë shpejt mediat sociale vërtetuan se ai është trillim nga ana e regjimit. Videoja tregon ushtarët e Asadit duke shkatërruar çerdhen dhe duke shkatërruar lojërat e fëmijëve gjithashtu. Televizioni shtetëror sirian, i cili më parë ka qenë i akuzuar për fabrikimin e raporteve në lidhje me revolucionin sirian së bashku me përhapjen e lajme të rreme në lidhje me situatën në terren, tregon një çerdhe dëmtuar në, një qytet pranë Damaskut. Raporti i transmetuar në kanalin shtetëror tha se çerdheja u pushtua nga "grupet e armatosura", të cilët e shkatërruan atë që dikur ishte shesh lojrash për fëmijë. Megjithatë, aktivistët që mbështesin kryengritjen kundër Presidentit Bashar al-Asad, nëpërmjet mediave sociale, fajësuan ushtarët e regjimit duke lansuar videon ku shihen duke shkatërruar çerdhen. Shumë aktivistë sirianë brenda dhe jashtë vendit janë duke dokumentuar nëpër të gjitha mediumet e komunikimit ngjarjet që po ndodhin në Siri. Prandaj, rrjtet sociale, veçanërisht faqja e Facebook jo vetëm që punojnë në mbledhjen e videove të kryengritjes siriane, por gjithashtu punojnë për përkthimin e lajmeve në gjuhë të ndryshme, për të arritur një audiencë globale. Videon mund ta shihni ne linkun http://english.alarabiya.net/articles/2013/02/18/266974.html[justify]