Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia nuk do të heshtë kundër diktatorit mizor të Sirisë. Erdogan mbajti një fjalim në Forumin e dytë të Al Sharika-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, si i ftuar nderi. “Ne nuk do të heshtim ndaj diktatorit mizor të Sirisë, i cili është një djall memec”, tha Erdogan. Nëse ne shohim në lajme plumbat, gjakun dhe kufomat - por jo mizorinë dhe padrejtësinë, kjo do të thotë që ne nuk shohim asgjë në ekran, tha Erdogan. “Ne nuk do të jemi të shurdhër, përderisa fëmijët dhe gratë janë duke vdekur në Palestinë dhe Gaza dhe, ndërsa fëmijët e pafajshëm, gra dhe pleq janë duke u masakruar përditë në Siri”, shtoi Erdogan. Ai tha se njerëzit duhet globalizuar pro drejtësisë, vlerave njerëzore dhe solidaritetit. “Pa marrë parasysh se cili instrument komunikimi përdoret, parimi ynë është që të themi të vërtetën”, tha Erdogan. Gati 500 personalitete, duke përfshirë ish-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan dhe ish-sekretarin e përgjithshëm Amr Musa po ndjekin forumin.
[justify]