Ministri Arab i Haxhillëkut tha se personat që po kryejnë umren kanë shënuar rritje prej 20 për qind, në krahasim me vitin e kaluar. Ai shtoi se rreth 6 milion haxhilerë pritet të kryejnë haxhillëkun gjatë vitit 2013
Ministri Arab i pelegrinazhit Bandar bin Muhamed Hajjar ka deklaruar se ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e vizitorëve që erdhën në vend për qëllim me kryerjes së umres. Ndonëse fillimi i vitit 2013, kjo rritje ka gjasa të shkojë edhe më tej. Ministri Hajjar tha se mbi 1.6 milionë njerëz udhëtuan në Arabinë Saudite për ta kryer umren, vetëm në tre muajt e fundit. Duke deklaruar se ata prisnin një numër rekord të vizitorëve në muajin e shenjtë të Ramazanit, Hajjar tha se numri i njerëzve që vizitojnë Arabinë Saudite mund të kalojë 6 milionëshin në vitin 2013. Hajjar gjithashtu tha se vizitorët e umres janë në rritje në mes të 10-20 për qind çdo vit, dhe se ata janë duke punuar në bashkëpunim me ministritë e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare për të shmangur problemet që mund të vijnë nga numri i madh i njerëzve. Duke deklaruar se ata prisnin numrin më të madh të vizitorëve nga Pakistani dhe Algjeria, Hajjar theksoi se zgjerimi i hapësirave përreth Qabesë së Shenjtë nuk do të ketë efekt mbi këto vizita.[justify]