O ti njeri, tri lugina janë në Xhehenem, ruaju nga to.
- Ato janë:
1- Lugina el Gaj
2- Lugina el Vejl
3- Lugina Sakar
- Më gjerësisht:
1- Lugina el Gaj: Ajo është luginë në Xhehenem, ku në të do të futen ata që i bashkojnë namazet e tyre në një namaz. Allahu i Madhëruar thotë: "Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh". Merjem 59.
Nga kjo luginë, lugina el Gaj, kërkon mbrojtje Xhehenemi për çdo ditë nga nxehtësia e lartë e saj! Vallë, a do ta përballon njeriu?!
2- Lugina el Vejl: Ajo do të jetë vendbanim i atyre që i vonojnë namazet pa arsye. Kjo luginë është e stërmbushur me akrepa dhe gjarpërinj. Allahu i Madhëruar thotë: "Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet". Maunë 4-5.
3- Lugina Sakar: Në të do të futen ata që e lanë namazin. Allahu i Madhëruar thotë: "Çfarë ju ka sjellë në Sakar? Ata do të përgjigjen: "Nuk ishim nga ata që falnin namaz". Mudethir 42-43, "Do ta hedh në Sakar (Xhehenem)! E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sakari (zjarri përvëlues)?". 26 -27.
Në këtë luginë, thjesht, nga momenti i hyrjes së atij që e ka lanë namazin, do ti shkrihen eshtrat nga nxehtësia e lartë. Ai që e len namazin do të ringjallet Ditën e Kiameti me Faraonin dhe Hamanin dhe do të privohet nga ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU