Një ditë prej ditëve kur Xhibrili a.s iu paraqit Muhammedit a.s ai i tha që t’ja përshkruaj xhehennemin…Këtu do ta cekim hadithin bukfal ashtu që ta kuptojm më mirë se si është xhehennemi të marim mësim dhe të punojm punë që na largon prej Tij para se me qen vonë.
Pejgamberi a.s: O Xhibrail pershkruma xhehnemin
? Xibrili: Kur Allahu ka krijuar xhehnemin, e ka perflakur
1000 vjet derisa eshte
skuqur. Pastaj e ka perflakur edhe
1000 vjet derisa eshte
zbardhur, pastaj e ka perflakur edhe
1000 vjet të tjera derisa është
nxier. Xhehnemi eshte i zi dhe shume i
errët dhe nuk fiket
kurr, dhe as flakët e tij, as topat e zjarrit qe jan brenda.
Xhibrili: Te betohem per Atë që të ka derguar se nese maja e gjilperes te ishte maruar nga zjarri xhehnemit, te gjith ymeti i kesaj jete do te vdiste nga nxehtsija e saj.
Te betohem per Ate qe te ka derguar, se nese nje veshje e xhehnemit te ishte varrur ndermjet tokes dhe qiellit e gjith njerzija do te vdisnin nga era e keqe dhe nga nxehtsija e saj.
Te betohem per Ate qe te ka derguar, se nese nje unaz e maruar nga zjarri xhehnemit, e nese ate e qesin mbi kodra, do te shkrihej deri te shkalla e fundit nen toke nga nxehtesia e saj. Dhe te betohem per Ate qe te ka derguar, se nese nje person nga veriu peson denimin e Allahut, njeriu tjeter nga jugu do te kishte vdekur nga madhesija e denimit.
Nxehtesija e saj eshte shume e madhe, dhe thellsija e saj eshte shume e thelle.Xhehnemi posedon 7 dyer, dhe gjdo dyer eshte e ndame ne 2 pjes, njera per femna dhe njera per meshkujt.
Profeti : A jan ato sikur dyert tona??? Gjibraili: Jo ato jan te hapura, nje mbi nje, dhe ne mes gjdo dyer eshte ekivalenca e 70 viteve e te ecurit dhe nxehtsija qe posedon dera e par eshte 70 her me e nxeht se e dyta, e keshtu me radhe...
Pejgamberi a.s:
Po kush banon ne ato dyer????? Xhebraili: me e ulta (
e para) banojn
hipokritet, dhe
personat e faraonit, dhe quhet dera "
ELHAVIJEH"Dera e
2-te permban te
pafet dhe thirret "
JASHIM"Dera e
3- i permban
sabiunet dhe quhet
" SAKAR"Dera e
4-te i permban
shejtanet dhe quhet
"LATHDA"Dera e
5-te i permban
jahudit dhe quhet
"ELHOTAMA"Dera e
6-te i permban
katoliket dhe quhet
"OYZAYR"Pastaj xhibrili nalet se foluri ndaj rrespektit per Pejgamberit s.a.v.s, mirepo Pejgamberi s.a.v.s e pyet a mund të më thuash se kush jan banorët e deres së 7-të ?
Xhibrili tha: në të 7-tën janë njerëzit e ummetit tënd të cilët kanë bërë gjunahe të mëdha (kabair) dhe që kan vdekur pa u penduar.
Pejgamberit a.s i bie te fikët, dhe xhibriili ftyren e tij ja çet mbi gjunjët e tij derisa ai zgjohet, kur ai zgjohet e pyet përseri Xhibrilin: " O xhibril, a do të hynë njerzit e ummetit tim në xhehnem ??
Xhibrili a.s tha: Po, ata që kan bërë gjunahe të mëdha dhe që kan vdekur pa u penduar.Pejgamberi s.a.v.s fillon të qaj, Xhibriili po ashtu bashk me të.
Pejgamberi s.av.s nuk dilte më prej shtëpisë së tij vetëm kur ishte koha e namazit, nuk i folte më askujt, qante, u falte dhe i lutej ALLAHUT
Pas 3 ditësh, Ebu Bekri vjen dhe troket në derën e Profetit (savs) dhe i thotë: “eselamu alejkum, si na është Profeti sot ", por askush nuk ju përgjigj dhe shkon duke qarë.
Omeri r.a po ashtu vjen , troket, dhe thotë " Eselamu alejkum , si na është Profeti sot" , askush nuk ju pergjigj, edhe ai shkon duke qarë..
Pastaj vjen Selman El farisi dhe thotë " Eselamu alejkum, si na është Profeti sot", po askush nuk ju pergjigj,dhe shkon duke qarë, çdo hap rrëzohet derisa t'arrij tek shtepija e FATIMES, Vajza e Profetit (savs) ", Selamuvalejkum o vajza e Profetit (savs), Profeti (savs) pov rin i mbyllur, po del vetëm kur është koha e namazit, nuk po i flet askujt dhe nuk po len askënd të hy tek ai ?
Fatimja me vrap shkon te shtëpija e Pejgamberit (savs) dhe thotë "Selamu alejkum o Profet, jam une FATIMJA " dhe profeti ja hap derën, duke i thënë: Si mund të ketë ndërhyrje mes meje dhe fatimes time. Kur hyn fatimja brenda dhe e shef gjendjen e Muhamedit (savs), fillon të qajë bashk me të, dhe e pyet se çfar ka ndodhur ???
Pejgamberi s.a.v.s i thotë: Oj Fatime, xibriili erdhi tek unë dhe ma përshkruajti xhehenemin dhe më tha që në derën e 7 do të jenë njerzit e umetit tim ( muslimanët) ata të cilët kanë bërë gjunahe të mëdha.Andaj kjo më bën të qaj..
Fatimja tha: Po si do të hyn ata në xhehenem ? Pejgamberi s.av.s tha: Melaqet do ti dërgojn ata në xhehenem, po ata nuk do ta kenë fytyrën e nxierë, as sytë e maviosur, as gojën e mbyllur, as nuk do tua çesin zinxhirët e zjarrit...
Fatimja tha: Po si do ti dërgojn ata ??
Pejgamberi s.a.v.s tha: Burrat prej mjekrre, ndërsa femrat prej ' thawebi', dhe shumë pleq të ummetit tim do të thonë duke i çuar ne xhehnem " ah pleqnia ime, ah dobësia ime " dhe shumë të rinj do të thonë përderisa i dërgojnë në xhehenem " çfar zbulimi të tmerrshëm kan zbuluar mëkatet e mia "
Kur ti shiqoj Meleku ata, do u thotë melaqeve : '" kush janë këta njerëz, kurr më parë s'më kanë ardhur njerëz sië janë këta ( fytyrat e tyre nuk do të jenë te nxira, syte nuk do ti kenë të maviosur, nuk do të jenë me shejtanët, as nuk to ti kenë zinxhirët e zjarrit .... pastaja Meleku ju thotë: O ju keqbërës kush jeni ju ???
{Në një tjetër hadith transmetohet se përderisa ata i dërgojn në xhehenem ata do thërrasin ' O Muhamed, O Muhamed, por si ta shohin Melekun, do e harrojn emrin e Muhamedit(savs) dhe do të habiten nga madhësija e Melekut. }
Meleku do tju thotë: Kush jeni ju ?? Ata do të thonë: " Ne jemi ata që KUR-ANI na është zbritur , jemi ndër ata që kemi agjëruar në muajin e Ramazanit.
Meleku u thotë: 'Kur-ani është Zbritur tek ummetin e Muhamedit (savs)'Pasi ta dëgjojnë emrin e Muhamdit (savs) ata do të bërtasin ' Ne jemi njerëz nga ummeti i Muhamedit s.a.v.s "
Meleku do tju thotë: ' Po të mos ishte Kur-ani që tju njoftonte kundër gjunaheve !! Pastaj do ta dërgojn Kur-anin në skaj të xhehnemit dhe duke e parë xhehnemin ata do të thonë ' o Melek lerna të qajm ??? .Meleku do ti lejon, derisa të mos kenë lot më, pastaj do qajn gjak...
Meleku do tju thotë: " Nuk janë këta lot të mirseardhura këtu! Në dunja po të kishit qarë nga frika e dënimit ndaj Allahut zjarri nuk dot ju prekte sot ,?
Meleku do ju thotë Zebanive, gjuani ata në zjarr ??? Kur ti gjuajn ata në zjarr të gjithë do të thonë ' la-ilahe ilaall-llah' dhe zjarri nuk do ti pranoj.
Meleku do të thotë: " merri ", por xhehnemi do të thoë si ti marr kur ata thonë la-ilahe ilaall-llah'Meleku do ti thotë zjarrit: Zoti ynë na ka urdhëruar, atëher zjarri do ti pranoj ata. Do të hyn në xhehenem, disa prej këmbe, disa prej fytit deri sa të arrij zjarri te fytyra, atëher Meleku do ti thotë xhehnemit ' mos jau dixj fytyrën, kan bërë aq
për Allahun, në jetën e tyre, dhe mos jau digj zemrën, kan pasur aq etje gjat muajit të Ramazanit. Do të qëndrojnë një kohë të gjatë dhe do të thonë " Ja Rrahman, Ja Rrahim ".
Përderisa i zbatojnë rregullat e Allahut, Allahu do e pyes Xhibrailin se çka kanë bërë me umetin e Muhamedit alejhis selam ?
Xhibrili i thotë Allahut xh.sh: Ju jeni më i Dituri për gjendjen e tyre.
Allahu do ti thotë: "shko shiko gjendjen e tyre "
Xhibrili: Do të shkoj ta takoj Melekun i cili do të jet ulur në një karrike nga zjarri në mes të xhehenemit dhe si do ta sheh Xhibrilin do të ngritet nga rrespekti ndaj tij dhe do ti thotë : ' O Xhibriil përse erdhe në këtë vend ?'
Xhibrili a.s do ti thotë: Çfarë keni bërë me njerëzit mëkatar të ummetit të Muhamed (savs) ?
Meleku: Në çfar gjendje të keqe që janë ata, vendi i tyre është i ngusht, trupi i tyre është djegur, lëkura e tyre është shkatërruar nga zjarri, kan mbetur vetëm fytyra dhe zemrat e tyre (imani) që po ndriçon !!
Xhibrili : Tregomi ata??, dhe Meleku do tju thote melaqeve që tja tregojn Xhibrilit.
Kur njerzit e xhehnemit do ta shohin Xhibrilin dhe ta shohin bukurine e tij do ta din që ai nuk bën pjes ndër melaqet e xhehenemit dhe do të thonë kush është kjo krijes , ne kurr nuk kemi parë një bukuri të tillë ??
Meleku do tju thotë është Xhibril meleku që ka zbritur te Pejgamberi Muhamed (savs).
Kur sërish do ta degjojn emrin e Muhamedit s.a.v.s do të thonë ' O Xhibril, dërgoj selam Muhamedit(savs) dhe tregoj atij për gjendjen tonë dhe thuaj që mekatet tona jan mes neve dhe teje !!
Xhibrili do të shkoj derisa të arrijë në mes 2 dyerve të Zotit të tij.Allahu do e pyet atë se në çfar gjendje i ke gjetur njerëzit e ummetit të Muhamedit ?? Xhibrili do ti thotë ' O Zoti im ata janë në një gjendje shumë të keqe, janë në një vend shumë të zorshëm ??
Allahu do ta pyes ' Të kan kërkuar ndonjë gjë ?? PO O Zoti im më kanë kërkuar ti dërgoj selam Pejgamberit Muhamed (savs) dhe ti trego atij per gjendjen e tyre të vërtet!!
Allahu do ti thotë ' shko dhe tregoj '
Xhibrili shkon ta takoj Profetin i cili do të gjendet nën një tend e cila quhet "Darra" e cila do të jetë e bardh dhe do ti ket 4000 dyer, secila dyer do të jetë e përbër në 2 pjes me ari.
Xhibrili: O Muhamed kam ardhur tek ti nga grupi i mëkatarëve të ummetit tënd, të cilët pësojn tortura në zjarr. Ata të dërgojn selamin e tyre dhe thojn se gjendja e tyre është shumë e keqe dhe që vuajn shumëëë.
Pejgamberi s.a.v.s do të shkoj deri tek fronti i Allahut dhe do ti përkulet Krijuesit të tij për ta Lavdëruar, ta mbuloj me lavdi në një mënyr që askush më parë asnjëherë nuk ka mundur ta bën.
Allahu do ti thotë : " Ngrije kokën dhe kerko çfar të duash Unë do Ta jap, lutu çka të duash, dhe Unë do ta pranoj ".
Pejgamberi s.a.v.s do ti thotë : O Allah, keqbërësit e ummetit tim.. Janë gjykuar e dënuar, dhe i ke shpaguar ata, më lejo mua të ndërmjetësoj për ta.
Allahu xh.sh do ti thotë, Të lejoj të ndërmjetësosh për ta, shko tek ata dhe nxerri ata prej xhehenemit , ata që thjon ' La-ilahe Ilall-llah '.Atëherë Pejgamberi s.a.v.s do të shkoj ti kërkoj ata njerëz... Kur Meleku e sheh Muhamedin (s.a.v.s) duke ardhur tek ai çohet në këmbë për ta respektuar dhe Pejgamberi s.a.v.s i thotë ' O Melek si janë njerëzit e ummetit tim'.... ?
Meleku i thotë: ' ata janë në një gjendje shumë kritike o Muhamed !
Muhamedi s.a.v.s i thotë : O Xhibril, tregomi ?
Kur njerzit e xhehnemit do ta shohin Mohamedin (savs) do të bertasin " O Muhamed , lekura jonë është djegur, dhe zjarri na ka djegur stomakun..
Atëherë Pejgamberi (savs) do ti hek ata nga zjarri dhe për një kohë do të bëhen qymyr, dhe bashk do te shkojn tek një lum që gjendet tek dera e xhenetit dhe do të lahen, do dalin të përtërirë, dhe të hjeshëm pa asnjë të met...
Fytyrat e tyre do te jenë sikur hëna, ndërsa në ballrat e tyre do te shkruaj " njerëzit e xhehnemit që Allahu Rrahman i ka hekur nga zjarri dhe do të hyjnë në xhenet..
Dhe kur njerzit e tjerë të xhehenemit do ta shohin që muslimanët po dalin nga xhehenemi, do të pendohen që nuk ka qen musliman..
Ata do të thonë ' Sa dëm… po të kishim qen musliman ne botën e duna do të dilnim sot prej xhehenemit !!
Pejgamberi Muhamed (s.a.v.s) ka thenë :
" Përshkruajeni xhehnemin si të doni, çka do që të thoni, xhehnemi është shumë më i tmerrshëm ...Allahu e mëshiroftë atë që e ka shkruar, atë që e ka përkthyer, atë që e editoj,atë që e lexon, atë që e shpërndan, që ua dërgon miqve , familjes, të afërmve, dhe të gjithë muslimanëve... AMIN..
Sun 23 Feb 2014 - 2:08 nga Admin