Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Nxënësi i klasës së parë(Tregim dhe urtesi) Tue 19 Mar 2013 - 17:11 | |
| E pyeti mësuesja nxënësin e klasës se parë: Nese të jap një mollë, dhe një mollë, dhe një mollë, sa molla do ti keni ju ? Nxënësi u përgjigj me vëndosmeri: do ti kem 4 molla mësuese.
Mësuesja e mërseriti edhe një herë pyetjën, duke mënduar se nxënësi nuk e ka ndegjuar mirë.
Nxënësi u mendua pakëz pastaj numëroi më gishtat e tij të vegjël duke menduar në përgjigje tjetër, mirëpo ai prap u përgjigj me zë pakëz me të vogël: Katër.
Mësuesja dukej e dëshperuar, mirëpo ajo nuk u dorëzua, kësaj radhe ajo e pyeti për Portokall, ajo i tha: nese unë të jap një portokall, dhe një portokall, dhe një portokaaall, sa portokall do ti keni?
Nxënësi përgjigjët me shpejtësi: do ti kem Tre portokall mësuese.
Pastaj mësuesja mori guximin dhe u kthye tek pyetja e parë, duke e pyetur për mollat, ai përseri u përgjigj, se unë do të kem katër molla.
Këtë herë Mësuesja e humbi durimin dhe i bërtiti atij në fytyrë: Ku është dallimi, përse më thua:katër molla? Atëherë nxënësi përgjigjet me zë të frikësuar: sepse unë e kam edhe një mollë në qantën time.
Urtësi ’’Nese dikush të jep përgjigje që nuk e pritni, mos e gjykoni atë me nguti duke thënë se ajo është përgjigje e gabuar, sepse ndoshta ai e sheh atë nga një kënd që ti nuk e ke paramenduar. Prandaj duhet të ndegjoni mirë që të kuptoni, dhe jo të krijoni përshtypje të gabuar që nga fillimi’’. | |
|