Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Nxënësi që lexonte tërë Kuranin për çdo natë | |
Imam Ahmedit i treguan se njëri nga nxënësit e tij gjatë natës e lexonte tërë Kuranin deri në mëngjes pastaj e falte namazin e sabahut.
Kur dëgjoi imam Ahmedi për të, deshi ta mësonte atë të meditojë gjatë leximit të Kuranit, ngaqë e dinte se Kurani nuk mund të meditohet po qe se lexohet me shpejtësi të madhe, kështu që shkoi tek ai dhe i tha: “Më kanë lajmëruar se ti vepron kështu e kështu...”
Nxënësi tha: “Po, o imam, është e vërtetë.”
Imam Ahmedi i tha atij: “Kur të vijë nata ngrihu dhe lexo Kuran, siç veproje edhe herëve tjera, mirëpo gjatë leximit paramendo sikur më ke afër dhe jam duke të të përcjellë dhe më trego të nesërmen se si ke kaluar!”
Të nesërmen erdhi nxënësi tek imam Ahmedi dhe i tha: “Kam lexuar vetëm 10 xhuza[1] (pjesë) të Kuranit.
Atëherë, imami i tha: “Sonte lexo sikur të jesh para Muhamedit, sal-laLlahu alejhi ue sel-lem!” Nxënësi shkoi dhe kur u kthye të nesërmen i tha atij: “O imam, nuk kam mundur ta përfundoj as xhuzin “Amme”!”
Atëherë, imami i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur të jesh duke lexuar para Allahut të Gjithëfuqishëm!”
Nxënësi shkoi i habitur, kurse të nesërmen u kthye duke qarë.”
Imami e pyeti atë: “Çfarë ke o biri im?”
Nxënësi u përgjigj me lot në faqe: “O imam, pasha Allahun, gjatë gjithë natës nuk kam mundur ta lexoj as suren “fatiha” (elhamin)!”
Përktheu: Valdet Kamberi | |
|