Ministria e Drejtësisë së Turqisë është sulmuar natën e mbrëmshme, ku janë hudhur dy granata dore. Sulmi ndaj Ministrisë është përcjellur me një sulm tjetër ndaj selisë së partisë së kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan. Sulmet ndodhën vetëm pak minuta larg njëra-tjetrës. Një grua ka marrë plagë të lehta, njoftojnë gazetarët.
Sadullah Ergin, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë tha se gruaja plagosur në sulmin ndaj ministrisë u dërgua në një spital dhe ishte liruar pas pak orësh. Nuk ka pasur viktima në sulmin në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. E tëra që qe shkaktuar janë vetëm dëme materiale në fasadën e ndërtesës.
Ergin tha se një hetim i mëtejmë është duke u zhvilluar.
Ministri i Brendshëm turk Muamer Guler konfirmoi se sulmuesit kanë përdorur municion anti-tank në sulmin ndaj selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.
"Sulmi në selinë e Partisë AK është një sulm ndaj demokracisë", tha ministri turk duke iu drejtuar gazetarëve.
Nuk kishte asnjë marrje të përgjegjësisë për sulmet e dyfishta të së martës të cilat vijnë në një kohë kur zyrtarët turq zhvilluan bisedime me Abdullah Oçalan, kreu i burgosur i organizatës militante PKK. Bisedimet e tyre u fokusuan në çarmatosjen e grupit, dhe përfundimin e konfliktit që vrau më shumë se 40.000 njerëz.
/mesazhi/