Mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal është rrëfyer për një televizion francez për përjetimet e tij gjatë kohës që luftonte me tumorin në mëlçi. Abidal është shprehur se gjatë kësaj kohe i është nënshtruar plot 5 ndërhyrjeve kirurgjikale.
"Unë kam vuajtur shumë. E kam ditur se gjendja ime është të jesh apo mos të jesh. Dua të ju them të drejtën se kurrë nuk e kam menduar vdekjen sepse është Allahu i madhëruar është ai që vendos për mua. Unë i besoj shumë atij. Në këtë kohë unë kam kryer 5 operacione. Mjekët më treguan se kisha humbur 19 kilogramë. Kam qenë edhe në gjendje kome madje ua kërkova mjekëve nëse mund të më kalonin në komë, që të mos ndjeja dhimbjet e padurueshme", deklaroi Abidal për mediat franceze.
Mbrojtësi francez e kreu me sukses transplantimin në mëlçi, pak muaj pasi kishte fituar betejën me kancerin.
Eric Abidal është rikthyer sërish në fushën e lojës, gjë që pak javë më parë dukej pothuajse e pamundur.[justify]