Një ekspert i mediave nga Fox News ka thënë se "Amerika duhet ti ndalojë muslimanët nga studimi në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ata i urrejnë amerikanët,".
Robert Backel, i cili udhëheq emisionin "Five" i ka etiketuar të gjithë myslimanët nëpër botë si anti-amerikan.
"Ne e dimë tani. Janë bërë hulumtime të mjaftueshme".
Më tej në deklaratë, Beckel pretendoi se autoritetet amerikane duhet frenuar fluksin e nxënësve myslimanë nga e gjithë bota.
Deklaratat erdhën, pasi u zbulua se dy të dyshuarit për shpërthimet e Bostonit të javës së kaluar janë vëllezër muslimanë me origjinë çeçene.
Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev dyshohet se kanë kryer sulmin i cili vrau tre persona.
Komentet e Beckel nuk kanë qenë të pranuara nga mediat ndërkombëtare dhe as nga komentuesit.
Në dhjetor të vitit 2010, Beckel deklaroi se kreu i Wikileaks Julian Assange është tradhtar, dhe ai ka thyer çdo ligj të Shteteve të Bashkuara. Backel shkoi aq larg sa tha që Julian Assange duhet të dënohet me vdekje, raporton Huffington Post.
Kanali Fox News nuk është i huaj për komentet me fjalë të ashpra lidhur me incidentin në Boston.
Erik Rush, një panelist i rregullt në Fox, bëri thirrje që të gjithë muslimanët të vriten, në përgjigje ndaj bombardimeve të Bostonit.
/mesazhi/