Përcillet nga një vëlla muslimanë, se rrugës duke u kthyer për në shtëpi, erdhi deri te në një mosmarrëveshje mes tij dhe gruas së vet. Kjo nuk ishte hera e parë që ziheshin njëri me tjetrin, edhe më herët kishin pasur mospajtime me veti. Mirëpo këtë herë, gruaja kërkoi nga burri i saj ta divorcon. Kjo e zemëroi tejmase burrin. Ai e nxori një letër nga xhepi dhe në të shkroi: "Po ... unë filan filani ... e pohoj edhe atë me vetëdije të plotë ... se gruan time e mbaj si grua ... dhe nuk e zëvendësoj asnjëherë me grua tjetër!!".
E mori letrën dhe e vendosi në zarf dhe ia dorëzoi gruas së vet ... dhe doli nga shtëpia i zemëruar ...
Gruaja nuk dinte gjë se çka ka në brendësinë e zarfit, dhe kur e pa se kishte ra në një pozitë të pa lakmuar, nuk dinte se çka të bën ... ku të shkon dhe çka të thotë? Si erdhi deri te divorci?! Të gjitha këto pyetje i silleshin dhe i përsëriteshin në mendjen e saj!!
Papritmas burri hyn në shtëpi ... dhe menjëherë shkon në dhomën e tij, pa mos ia thënë gruas asnjë një fjalë.
Ajo kur e pa, i shkoi pas deri në dhomë ... filloi të troket në derë ... kurse burri me një zë të lartë ia ktheu, se çka dëshiron?!
Gruaja iu përgjigj me zë të ulët dhe të thyer: Të lutem, hape derën, dëshiroj të flas me ty!!
Pas disa minutave dhe pas disa trokitjeve në derë, burri e hapi derën e dhomës së tij ... dhe gruaja kërkoi nga ai ta pyet ndonjë dijetar për problemin e saj ... dhe se ajo është e penduar, edhe atë fortë ... dhe se ajo çka ndodhi ka qenë gabim ... dhe se ajo nuk e ka pas për qëllim atë!!
Burri ia kthehu: Ti a je e penduar dhe atë vjen keq për atë që ndodhi?!
Gruaja ia kthehu: Po, po, si jo!! Pasha Allahun, unë nuk e pata për qëllim atë që e thash. Mua më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe nuk do ta përsëris më fare me lejen e Allahut!
Burri i tha: Merre zarfin dhe hape dhe shiko se çka ka në brendësinë e tij!
Gruaja e hapi zarfin dhe kur e lexoi letrën, nga gëzimi i madh e përqafoi të burrin dhe tha: "Pasha Allahun, kjo fe është madhështore ... divorcin e bëri të jetë në dorën e burrit ... po të kishte qenë në dorën e gruas, deri më tani do të kisha divorcuar 20 herë".
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Fri 26 Apr 2013 - 21:22 nga Zudi Fejzuli