Fiku pema e Parajsës (Xhenetit)
Pejgamberi ynë i njohur Muhamedi (s.a.s) një herë kishte thënë: "Nëse do të dëshiroja një frut të parajsës,ky me siguri do të ishte fiku".Pema më njohur në traditën biblike,fiku përmendet edhe në Kuran,dhe në disa shkrime të Babilonisë,dhe me siguri civilizimi Sumer ishte i pari që e kishte përdorur si ilaç.
Fiku rrjedh nga Mesopotania, në Egjipt përmendet 4.000 vite para Krishtit,por ishte edhe pema e preferuar e Kleopatrës.Konsiderohet që fiku është nga Aziajugperendimore, ndërse përmes Turqisë ka arritur në Mesdhe.Sot kultivohet në të gjitha viset e ngrohta të globit të tokës.
Fiku hyn në të ashtuquajturat bimë të lashta ,dobitë shëruese tëtë cilit njeriu i njeh që nga fillesat e civilizimit.
Mjeku i vjetër, Plini Plaku për fikun ka thënë: "Fiqtë ripërtrijnë. I bëjmë të rinjtë më të fuqishëm,ndërsa të vjetrit i mbajnë të shëndetshëm dhe ua fshijnë rudhat për tu dukur më të rin ". Përveç vlerave shëruese, fiku për popujt e lashtë me siguri ka paraqitur vlerë të rëndësishme religjioze ose simbolike.Kështu, nëse do të ishit pjestarë i Lojrave Olimpike në Greqinë Antike, në vend medaljes së artë rreth fytit do të kishin fituar pikërisht fikun.
Dallojmë dy lloje themelore dhe ato janë: Fiku i egër (Ficus caprifilus) dhe fiku i zakonshëm (Ficuscarica).Në popull ka shumë emra , varësisht nga klima.Ka rrënjë të forta dhe lehtë i përshtatet terrenit në të cilin tritet, në veçanti i do vendet shkëmbore.
Sa u përket veçorive shëruese të fikut,me siguri një nga karakteristikat themelore është përqindja e lqrtë e magnezit.
Magnezi është një nga elementet themelore që mbrojnë sistemin tonë nervor nga stresi.Është shumë i rëndësishëm për eshtrat , imunitetin,shëndetin e trurit dhe sistemin nervor.Nxit shëndetin dhe vitalitwtin,shëron shumë sëmundje , dhe në mënyrë të konsiderueshme ngadalson procesin e plakjes.
Në vitet e fundit është konsideruar që përveç kalciumit, i cili është mjaft i theksuar tek kompanitë për shëndetin ,magnrzi poashtu luan rol shumë të rëndësishëm,respektivisht,ekuilibri adekuat në mes kalciumit dhe magnezit,do ti kontribojë kualitetit dhe gjatësisë së jetës suaj.
Duhet theksuar që fiqtë e thatë përmbajnë trefish më shumë magnez se sa ata të zakonshmit.Përveç magnezit në fiq kemi edhe kalium,kalcium,hekur,fosfor,bakër dhe vitaminat B6, vitaminë C dhe beta - karoten.Fiku ka nivel shumë të lartë të fibrave se sa çdo pemë dhe perime tjetër.
Pektina është fibër tretëse e cila redukton kolesterolin në gjak.Triptofani ndihmon te problemet me qarkullim dhe tek pagjumsia.Përqindja e lartë e sheqernave natyrore në fiq do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt,të pranojë më mirë edhe informatat e ndryshme ,kështu që mund të themi që fiku është stimulant i mirë natyroe.Sigurisht, diabetikët duhen të kenë pak kujdes te fiqtë e thatë meqënëse përmban përqindje më të madhe të sheqerit,
Veprimi themelor i fikut ka natyrë laksative.sikurse edhe i kumbullave, por përveç kësaj fiqtë (saktësisht lëngu i bardhë i tyre) në mjeksi natyrore përdoren edhe për shërimin e tumoreve,kolleve,inflamacioneve të fytit të thatit etj.
Çai nga fiqtë shëron sëmundjet e mëlçisë,fytit,organeve të frymëmarjes,gurit të tëmthit,fshiksëz.Po ashtu mjaft i përhapur është aplikimi i tij si mjet në rastin e shërimit të sëmundjeve të kancerit,forcimin e imunitetit dhe forcimin dhe ripërtëritjen e vitalitetit.
Fiqtë e freskët përmbajnë deri 80 përqind ujë dhe 60 përqind sheqer natyral,prabdaj përfitimet e konsumimit të fiqve,të freskët apo të thatë,janë të shumëfishta,shërbehen me ushqime të ndryshme,si meze,desert,pekmez,lëng,reçel,akullore etj.Është e nevojshme vetëm pak imagjinatë për t 'u përzier biznesi me kënaqësi.[justify]