Një 21-vjeçare, grua muslimane, e cila ishte katër muajshe shtatzënë, u sulmua fizikisht nga dy burra, gjë që qoi në humbjen e foshnjes.
Përkundër të gjitha përpjekjeve mjekësore, një grua shtatzënë e cila u sulmua nga dy burra në periferi të Parisit, pësoi abort dhe ka humbur fëmijën, njoftoi avokati i saj të martën.
21-vjeçarja, një grua muslimane, e cila ishte katër muajshe shtatzënë, u sulmua fizikisht nga dy burra. Sulmuesit së pari u përpoqën t'ia hiqnin shaminë, e më pas filluan t'ia shqyejnë rrobat e saj. Pasi ajo bërtiti se ishte shtatzënë, njëri nga sulmuesit filloi ta godasë në stomak.
Në një krim tjetër të ngjashëm, një tjetër grua muslimane që mbante shami u sulmua në të njëjtin rajon të Parisit.