Fazës së parë të punimeve për restaurimin dhe zgjerimin e haremi-sherifit në Mekë po i afrohet fundi
Derisa në qytetet e Mekës dhe Medinës janë duke u bërë përgatitjet e fundit për muajin e Ramazanit, faza e parë e punimeve për restaurimin dhe zgjerimin e haremi-sherifit (zona përreth Qabesë së Shenjtë), e cila përfshin përdhesën dhe katin e parë, do të përfundojë deri në Ramazanin e ardhshëm.
Kryemuftiu i Arabisë Saudite Abdulaziz Al-Seikh dhe Ministri i Haxhit Hatem Kadi, për shkak të turmës së madhe, kanë paralajmëruar reduktimin e vizitorëve.
Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se do të bëj reduktimin e vizitorëve të huaj për 20 për qind, ndërsa vendasve për 50 për qind.
Për shkak të punëve të haremi-sherifit, gjatë një ore, Tawafin (vizita rreth Qabes) mund ta bëjnë 39.000 njerëz, ndërsa pas përfundimit ky numër do të rritet në 130,000. Gjithashtu është bërë e ditur se administrata e Mekkës, që ka të bëjë me pastrimin e qytetit, do të rritë numrin e të punësuarve në tetë mijë.