KATËR ME KATËR DHE PESË ME PESË
Ka thënë Ibnu'l Kajjimi:
Katër gjëra shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.
Katër gjëra te kënaqin: Shikimi ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i te dashurit dhe shikimi i frutave.
Katër gjëra dobësojnë te parit: Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mëngjes) dhe ngrysja me fytyre te mrrolur, te rende dhe fytyre armiku, te qarit e shumte dhe shikimi i tepërt ne ndonjë vije te holle.
Katër gjëra e forcojnë trupin: Veshja e rrobave te buta, pastrimi ne banjë ne këmbë, ngrënia e ushqimit te ëmbël dhe yndyrshëm si dhe nuhatja e aromave te këndshme.
Katër gjëra zbehin fytyrën: Gënjeshtra, turpi i paket, pyetja pa patur dituri fare dhe marrëzitë e shumta.
Katër gjëra shndrisin fytyrën: burrëria, përmbushja e premtimit, bujaria dhe devotshmëria.
Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë: Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe bartja e fjalëve.
Katër gjëra sjellin rrizkun: Falja natën, istigfari i shumte gjate mesnatës, bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja e Allahut ne fillim dhe mbarim te ditës.
Katër gjëra pengojnë rrizkun: Gjumi ne mëngjes, namazi i pakte, përtacia dhe tradhtia.
Katër gjëra te pengojnë te kuptuarit dhe zgjuarsinë: Ngrënia e thartësirave dhe pemëve vazhdimisht, gjumi ne shpine, brenga dhe pikëllimi.
Katër gjëra sëmurin trupin: Te folurit e shumte, gjumi i shumte, ushqimi i shumte dhe marrëdhëniet seksuale te shumta.
PESË ME PESË
Pesë ngritin pesë
Modestia ngrit dijetaret, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë.
Pesë njihen me pesë
Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t'i varfërohet, shoku në ditë të vështira, besimtari në sprovim dhe bujari në kohëra krizash.
Pesë mbysin pesë
Shpifja te vërtetën, pasuria te metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën dhe nevoja (varfëria) parimet.
Pesë shpijnë në pesë
Shikimi në prostitucion, lakmia në pendim (keqardhja), pajtimi (me atë që ta jep Allahu) në kënaqësi, udhëtimi i shumtë në njohuri dhe polemika në armiqësi.
Pesë i rrisin pesë
Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e kështu).
Pesë sjellin lumturi
Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mire, besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!
Pesë zbukurohen me pesë
Shëndeti me jetë të mirë, udhëtimi me shoqëri të mirë, bukuria me moral të mirë, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me përmendjen e Allahut!
Pesë gjëra e kanë jetën e shkurtër
Nxënia përmendesh në pleqëri, të folurit me teori te pavërtetuara-supozime, begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim te se vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike.
Pesë sjellin pesë
Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell të mirat, të folurit e butë sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen.
Pesë largojnë pesë
Të folurit e butë hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine'sh shejtani'r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja nga të folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.
Besnikëria
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Besnikëri në fjalë nënkupton të jetë gjuha e drejtë në fjalë, ashtu sikurse është i drejtë kalliri.
Besnikëri në vepra do të thotë të jenë veprat e drejta në urdhër dhe ndjekje të Kur'anit dhe Sunetit, sikurse qëndron koka mbi trup.
Besnikëri në gjendje nënkupton të jenë veprat e zemrës dhe të gjymtyrëve të drejta në sinqeritet dhe në sakrificë.
Më këtë robi bëhet prej atyre të cilët erdhën me sinqeritet dhe besnikëri.
Afrimi dhe largimi prej Allahut, subhanehu ve teala
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Zemra aq sa të jetë larg prej Allahut, subhanehu ve teala, epidemitë dhe sëmundjet e godasin më shpejtë dhe aq sa të jetë më afër Allahut, sëmundjet janë më larg.
Largimi prej Allahut, subhanehu ve teala, ka etapa dhe shkallë, ndonjëra është më e keqe se tjetra.
Neglizhenca e largon robin prej Allahut, por largimi i mëkatit është më i madh, pastaj vijon largimi i bidatit (risive), kurse më e keqja dhe më së shumti që e largon robin prej Allahut, subhanehu ve teala, se të gjitha këto të lartpërmendurat, është shirku dhe nifaku (hipokrizia).
(E huazuar nga nji faqe ne Internet).