Në sallën e ekspozitave, në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit, është ekspozuar Kur’ani i shkruar me ngjyra vaji në kanavacë piktori, të cilin të interesuarit mund ta shohin deri me 30 qershor
Pas punës një vjeçare, piktori, turk Ziya Buyuk, me anë të ngjyrave të vajit ka bartur vargjet kur’anore në kanavacë, dhe këtë punë, siç tha ai, ka vendosur ta bëj që emri i tij të mbetet përgjithmonë në kujtesën e njerëzve.
Qysh në fillim Buyuk kishte vendosur që mbi sfond të zi të shkruaj me ngjyrë të bardhë, e pastaj e shpjegoi arsyen. "Me ngjyrën e zezë do të doja të paraqes injorancën në kohën kur u shpall Kur'ani, ndërsa me ngjyrë të bardhë dritën të cilën e sollën ajetet kur’anore. Jam detyruar të shkruaj me shkronja sa më të vogla, shkronjat jam detyruar t’i vendosi në radhët më të vogla se një centimetër. Ashtu fillova. Tërë Kur'anin e kam shkruar me ngjyra vaji në një kanavacë tri pjesëshe, pesë metra të gjatë dhe dy metra e gjysmë të gjerë, dhe kam arritur ta shkruaj për një vit e gjysmë."
Buyuk thotë se ai ka punuar duke shikuar në faqet e fotokopjuara të tekstit origjinal, sepse nuk e di gjuhën arabe. "Pas një kohe të caktuar, tërësisht i jam përkushtuar kësaj pune. Kam punuar rreth 12 orë në ditë. Kjo është punë që kërkon shumë durim. Unë këtë durim e kam dëshmuar, dhe kam arritur të bëj këtë vepër", thotë me krenari piktori turk.