Ministri
i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu po e kalon Fitër Bajramin në
Ballkan dhe gjendej në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Interesi për Davutoglunë i cili namazin e Ramazan Bajramit e fali në xhaminë Gazi Hysrevbej ishte tepër i madh.
Davutollu u takua me turqit që jetojnë në këtë vend dhe u shoqërua
nga Anëtari boshnjak i presidencës treshe të Bosnje-Hercegovinës, Bakir
Izetbegoviç dhe Reis-yl Ulema, Mustafa Ceriç.
Ndërsa fjalët e Ceriç-it: “Allahu e ka krijuar Davutoglunë për të
shkruar histori” ishin më spikatëset e turit të Ministrit Davutollu në
Ballkan.
Madje Reis-yl Ulema, Mustafa Ceriç tek ishte përgatitur për të falur
namazin, ndërkohë që hyn Davutoglu në xhami i drejtohet xhematit dhe
thotë: “Ju lutem mbajeni mirë mend këtë moment historik, Ahmet Davutoglu
gjendet këtu, Allahu e ka krijuar Atë për të shkruar histori”.
Ministri i Jashtëm turk vizitoi edhe varrin e liderit legjendar të
Bosnje-Hercegovinës, Alija Izetbegoviç dhe mbajti një fjalim në
koncertin tradicional të Sarajevës përpara 10 mijë personave të cilët e
pritën Davutoglunë me shfaqe dashurie.
Më pas Ministri Davutoglu kaloi në Rumani.
Davutoglu në qytezën Mexhidije të Kostancës u takua me turqit dhe tatarët e këtij vendi.
Ahmet Davutoglu vizitoi edhe Kolegjin Kombëtar Kemal Ataturk dhe tha: “Në tokat e Rumelisë e ndiejmë veten si në shtëpinë tonë”.
Ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e të jetuarit të barabartë ndërkohë
që mbrojnë identitetin dhe për këtë falenderoi udhëheqjen e Rumanisë.
Davutoglu iu drejtua atyre me fjalët: “Sa herë që të keni shqetësim,
në ndihmë do të vijë Turqia me 74 milion banorë. Ju nuk keni mbetur
asnjë herë larg as mendjes dhe as zemrës sonë”.
(TRT)